Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rasti Klan Kosova, gazetarët protestojnë sot në sheshin “Zahir Pajaziti”

Vendi  |  31.07.2023 Ora 8:51   

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, sot do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore.

Pas vendimit të MINT lidhur me pezullimi e certifikatës së Klan Kosova, AGK ishte shprehur e tronditur nga ky vendim, duke thënë se ky proces ka qenë i motivuar politikisht nga partia në pushtet dhe Qeveria Kurti.

“Me këtë vendim, ministrja Rozeta Hajdari e cila është pjesë e Qeverisë Kurti ka finalizuar të gjitha veprimet administrative të nevojshme për të mbyllur televizionin Klan Kosova. Ndonëse vendimi mund të apelohet në gjykatë, ky vendim duhet të kuptohet si vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti për të mbyllur një medium për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, kishte deklaruar AGK.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing