Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zhegrova vazhdon të mbetet objektiv i kampionit italian

Sport  |  02.08.2023 Ora 13:50   

Edon Zhegrova nuk e di ende se në cilin ekip do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Ylli kosovar aktualisht është pjesë e Lillet, por kjo nuk nënkupton se ai do të luajë gjithsesi në kampionatin francez në edicionin 2023/24.
Para një kohe atë e donte Milani, por përfaqësuesi kosovar është objektivi real i Napolit. Kampioni italian e sheh 24 vjeçarin si zëvendësues ideal të Lozanos, i cili pritet të largohet nga stadiumi “Diego Maradona”. Sipas mediave italiane, Zhegrova është favorit për t’u bërë bashkëlojtar me Amir Rrahmanin, por Napoli i ka në opsion edhe Teten e Shakhtarit, dhe Johan Bakayokon e PSV Eindhoven. Zhegrova do të ishte i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë, ndërsa nuk e ka fshehur ëndrrën e tij të fëmijërisë që një ditë të luajë në Barcelonë, shkruan “Gazeta Express”.

 

Kohë më parë spekulohej edhe për një interesim të mundshëm të Arsenalit për lojtarin kualitativ, me aftësi të jashtëzakonshme driblimi dhe depërtimi në zonë. /Gazeta Express/

 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing