Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Billy Porter shet shtëpinë për shkak të vështirësive financiare nga greva e aktorëve

Film  |  11.08.2023 Ora 9:42   
Aktori Billy Porter tha se po detyrohet ta shesë shtëpinë e tij në treg për shkak të vështirësive financiare që rrjedhin nga grevat e aktorëve të Hollywoodit.

"Më duhet ta shesë shtëpinë time sepse jemi në grevë," tha Porter në një intervistë me “Evening Standard” botuar javën e shkuar. "Dhe nuk e di se kur do të kthehemi në punë."

Ylli i "Pose" dhe "Hirushja" tha se shumica e njerëzve e keqkuptojnë pasurinë e aktorëve, duke supozuar se kanë para të mjaftueshme për t'i mbijetuar kësaj greve pa ndryshime të mëdha në stilin e jetesës.

"Jeta e një artisti është e komplikuar, derisa të bësh para, të cilat nuk i kam bërë ende, është ende një jetë disi faturë mbi faturë," tha Porter. "Duhej të isha në një film të ri dhe në një shfaqje të re televizive duke filluar nga shtatori. Asgjë nga këto nuk po ndodh”.

Ndërsa ishte në grevë, Porter ka qenë në Angli, duke regjistruar një album të quajtur "The Black Mona Lisa."

Regjisorwt e Hollywoodit kanë qenë në grevë që nga fillimi i majit dhe ata u bashkuan në linjat e aktorëve të Hollywoodit në mes të korrikut, pasi të dy grupet nuk arritën secili një marrëveshje me Aleancën e Producentëve të Filmit dhe Televizionit, grupi i cili përfaqëson të gjitha studiot kryesore të Hollywoodit. Kjo shënon herën e parë që nga viti 1960 që të dy grupet janë në grevë njëkohësisht.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing