Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lorde paralajmëron muzikën e re

Muzikë  |  11.08.2023 Ora 9:49   
Fansat e Lorde kanë spekuluar për një album të ri të mundshëm nga këngëtarja pas një postimi në rrjetet sociale.

Të enjten, këngëtarja e ‘Royals’ postoi një seri fotosh në Instagram, të cilat tregonin yllin e Zelandës së Re duke notuar në Oslo të Norvegjisë.

“Pas spektaklit shkuam për të notuar... këto kohë janë të bukura dhe ka shumë për t’ju thënë. Jo ky nuk është fillimi i ndonjë gjëje atje jashtë, vetëm dua të dish se ka një dritë brenda meje, ka shkruar këngëtarja 26-vjeçare në mbishkrimin e postimit.

Postimi bëri që 10.5 milionë ndjekësit e Lorde të spekulonin, me disa që e teorizuan atë si mënyra misterioze e këngëtares për të paralamëuar albumin e saj të katërt.

Në fillim të këtij viti, Lorde, emri i vërtetë Ella Marija Lani Yelich-O'Connor, zbuloi se ishte duke punuar në albumin e saj të katërt në studio, vazhdim i Solar Power të vitit 2021.

“Më është dashur mjaft kohë për të filluar punën për të,” tha ajo për revistën Ansemble në shkurt.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing