Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mazreku: Veturat e paregjistruara kanë rënë nga 237 mijë në 19 mijë

Vendi  |  15.08.2023 Ora 8:00   

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se numri i veturave të paregjistruara në Kosovë krahasuar me dy vitet e kaluara ka rënë dukshëm.

Mazreku në një prononcim për RTKlive, tha nga mbi 230 mijë vetura sa kanë qenë të pa regjistruara ka rënë në 18-19 mijë.

“Pastaj kemi vazhduar me vendosjen e stikersave dhe nga 237 mijë vetura sa kanë qenë para dy viteve tani janë vetëm 18 mijë ose 19 mijë që i bie se mbi 30% ka rënë .Pra qëllimi ka qenë që edhe t'i lehtësojmë procedurat edhe  t'i heqim  barrierat dhe në anën tjetër ne si industri e sigurimeve të lehtësojmë procedurat dhe të mos kemi në trafik vetura të paregjistruara.Stikersat kanë qenë njëfarë ombrelle dhe përfundimi i asaj që ka qenë një hap i fundit që ne t'i ndihmojmë Policisë që këto vetura t'i detektojë dhe t'i dallojë në trafik”, ka deklaruar Mazreku./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing