Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot protestojnë dy grupe të stafit civil të Policisë së Kosovës

Vendi  |  15.08.2023 Ora 8:28   

Të martën do të protestojnë dy grupe të stafit civil të Policisë së Kosovës. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka treguar për KOHËN se është paralajmëruar protestë e Flotës Operative dhe punëtorëve të Departamentit Mbështetës Operativ. Protesta do të zhvillohet në vendet e punës.

“Atyre u është premtuar qe sa muaj se do t’u ndryshojë koeficienti, por s’ka ndodhur, kështu që do të bëjnë protestë. Janë njoftuar menaxhmenti, po ashtu është njoftuar edhe Ministria e Brendshme e Kosovës. Në këto grupe janë automekanikët, autolimarët, muratorët, instaluesit e ujit, elektricistët, e shumë kategori të mjeshtërve, që me Ligjin e ri të pagave janë diskriminuar. Unë kam kërkuar nga ministri i Brendshëm që të takohemi edhe me punëtorët, por s’kam marrë përgjigje”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se janë rreth 100 pjesëtarë të dy grupeve që do të protestojnë të martën.

Sipas protestës së paralajmëruar, do të bëhet intervenim vetëm në raste urgjente.

Zeqiri ka thënë se nuk do të mund të funksionojë Policia e Kosovës si duhet nëse fillohet me protesta.

“Ne kemi bërë kërkesa në vazhdimësi. Kemi marrë premtime se do të rregullohet çështja, por ende s’ka asgjë. Është muaji i shtatë që po hynë e s’po paguhen shtesat për rrezikshmëri”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka treguar se është dërguar një peticion në Kuvendin e Kosovës, dhe po presin të shqyrtohet në shtator. Po ashtu është dërguar edhe te Avokati i Popullit.

“Diku kemi 900 vetë si punëtorë të stafit civil, ndërsa 603 prej tyre me ligjin e ri iu është zbritur paga. Ata po kërkojnë vetëm të rangohen sipas profesionist, pasi janë kategorizuar si ndihmës”, tha Zeqiri.

Zeqiri ka treguar se vetëm këtë vit ka pasur rreth 50 dorëheqje nga Policia e Kosovës, si policë ashtu edhe nga stafi civil./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing