Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Abazi: Rrezik që gjeneratat e treta të migrantëve të mos e flasin fare shqipen

Vendi  |  15.08.2023 Ora 8:29   

Sekretarja profesionale e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Jeta Abazi, ka thënë se si Seminar obligohen që të përmendin çështjen e rrezikimit të gjuhës shqipe.

Abazi  në një intervistë për KTV, ka thënë se Seminari këtë vit është vendosur që të ketë tri shtylla: “Gjuha në rrezik”, “Letërsia Shqipe” dhe “Ndërkulturaliteti”.

Sipas saj ka rrezik që gjuha shqipe të mos flitet nga gjeneratat e treta që shqiptarëve që janë larguar nga trojet shqiptare.

“Kjo lidhet edhe me diasporën tonë, me gjeneratat e treta të migrantëve të cilat kanë qenë në Kroaci e Itali të cilat rrezikohen që të mos e flasin fare gjuhen shqipe, jo pse ne nuk kemi probleme me gjuhën shqipe edhe në vendin tonë dhe me gjeneratat e reja mirëpo ideja është të tregojmë që ka pasur departamente të Gjuhës Shqipe nëpër vende të tjera, të cilat janë mbyllur dhe kjo ka ndikuar në çështjen e gjuhësisë”, ka theksuar Abazi, duke shtuar se shqipja rrezikohet edhe nga problematika të tjera të ndryshe dhe se Seminari mund t’i kontribuojë më së shumti diskutimit të tyre.

Ajo ka thënë se çështja e mungesës së vendeve të punës, për ata që e studiojnë gjuhën shqipe ndikon në interesim të ultë për ta studiuar atë.

Abazi ka thënë se janë rreth 120 pjesëmarrës që do të vijnë të flasin për temat të cilat janë përcaktuar që të diskutohen në edicionin e 41-të këtij Seminari.

Ajo ka theksuar se ka pjesëmarrës që vinë për vite radhazi në Seminar dhe pjesëmarrës të tjerë që vijnë për herë të parë.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare të hënën ka hapur edicionin e 41-të të tij.

Në ceremoninë ku morën pjesë zyrtarë shtetërorë, ambasadorë, akademikë e studiues, u vlerësua roli i rëndësishëm i këtij Seminari./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing