Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama i dhuron Mehajt Çelësin e Qytetit për bashkëpunim të mirë

Vendi  |  15.08.2023 Ora 8:33   
 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dhuruar Çelësin e Qytetit ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Çelësi i Qytetit Mehajt iu dhurua te objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës për kontribut dhe bashkëpunim të mirë.

"Me keqardhje e zemër të thyer, përkundër faktit që kemi pas një marrëdhënie fantastike, ke ardhur prej Norvegjie në vendlindje dhe ke bërë një shërbim fantastik. Pra, kemi pas një bashkëpunim të mrekullueshëm. Kemi krijuar një bashkëpunim të mirëfilltë që janë shembull për të gjithë. E kuptoj vendimin e juaj, mirëpo nuk mund të them se një mik i madh që kam pas këtu, tash nuk do të jetë në institucion, por shpresoj se miq do të mbesim përgjithmonë", ka thënë Rama, raportoi KSP.

Ndërsa ministri Mehaj u shpreh i lumtur për këtë mirënjohje.

"Me të vërtetë pak befasi dhe e papritur, por së pari faleminderit për bashkëpunimin, për punën që po bëni për qytetarët e kryeqytetit. Je shembull për bashkëpunim, i kemi borxh këtij vendi shumë, të përgëzoj për bashkëpunimin, po bën një punë të mrekullueshme. Pleqtë kanë thënë rri shtrembët e fol drejt, e unë jam prej atyre. Përkushtimi ndaj popullit është shumë i rëndësishëm, të ja kthejmë çdo njëri aq sa kemi vullnet për një bashkëpunim të plotë. Bashkëpunimi sidomos me ty personalisht ka qenë shumë i lehtë, pa shumë filozofi, e kemi gjetur një zgjidhje të përbashkët për të mirën e qytetarëve, me fjalë pak e shumë punë. Është nderim i veçantë, do të më keni prapa në çdo mënyrë në mbështetje të Kosovës", është shprehur Mehaj.

Si shenjë mirënjohje për bashkëpunim, edhe ministri Mehaj pati një dhuratë, për kryetarin e kryeqytetit. Ai derisa ja dhuroi një emblemë të FSK-së, tha se kjo është si shenjë për përkushtimin që edhe ata që vinë pas tij në Ministrinë e Mbrojtjes, e përcjellin të njëjtën frymë për të mirën e vendit.

Mehaj ka dhënë dorëheqje javën e kaluar për, siç ka bërë të ditur, arsye familjare./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing