Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Këshilli i Prindërve për rimbursimin e librave: Mund të jetë i dështuar

Vendi  |  23.08.2023 Ora 8:04   

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës ka reaguar për rimbursimin e mjeteve ndaj prindërve për blerjen e librave shkollorë, duke thënë se që në fillim kjo metodë mund të jetë e dështuar. Ata i kanë bërë thirrje Ministrisë së Arsimit për zgjidhje të shpejtë.

“KPP shprehë brengën e thellë dhe ka mëdyshje në propozimin publik të ministres për të aplikuar ‘Metodën e Rimbursimit’, që është e panjohur dhe e patestuar paraprakisht, dhe si rrjethojë mund të jetë e dështuar që në fillim”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

KPP ka listuar disa nga arsyet të cilat mund ta çojnë këtë opsion drejt dështimit. Mungesa e qasjes në paisje teknologjike dhe mungesa e llogarive në platformën e-Kosova është një nga to.

“Problem tjetër i identifikuar është mos posedimi i llogarive bankare nga shumë prindër, dhe probleme të tjera që lidhen me kredi apo procese përmbarimore. Andaj, kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të gjejë zgjidhje të shpejtë dhe praktike në sigurimin e librave shkollor para fillimit të procesit mësimor, 1 shtatorit”, ka nënvizuar Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës./rtk/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing