Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna arsyeton mbylljen e disa rrugëve për makina, qytetarët ankohen

Vendi  |  23.08.2023 Ora 8:05   

Nga 1 shtatori do mbyllen për qarkullim të mjeteve motorike disa rrugë e rrugica në Prishtinë, përfshirë këtu edhe ato që të çojnë në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Nënkryetari  i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë për Radio Kosovën se do të ketë disa vende të rezervuara për punëtorët e Universitetit përfshirë edhe dy mediet që shfrytëzojnë këtë rrugë për qasje në objektet e tyre.

 

Nga 1 shtatori, Kastriot Kastrati, nga Prishtina, do ta ketë të vështirë qasjen me veturë në objektin ku punon, përmes rrugës së Kampusit Universitar. Kjo për shkak se Komuna e Prishtinës, ka marrë vendim që nga 1 shtatori të ndalojë për qarkullim të mjeteve motorike parkun e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ky vendim është shumë i gabuar, thotë Kastrati.

“Ky është një vendim i gabuar i Komunës së Prishtinës, sepse çdo rrugë veç është duke e bllokuar në Prishtinë. Kampusi Universitar që është duke u blloku, fillimisht në punë nuk mund të vijë as emergjenca as ndonjë automjet tjetër, lokalet që furnizohen me gjithçka, ky është një vendim shumë i gabuar i komunës”, tha ai.

Ky vendim do të krijojë shumë vështirësi e pakënaqësi për qytetarë e punëtorë të dy mediumeve që qasjen e vetme në objektet e tyre e kanë përmes rrugës së Kampusit Universitar.

“Ka me qenë një sfidë për të gjithë qytetarët. Kur e pashë vendimin e komunës, mendova se do të ketë ndonjë projekt për metro e tramvaj siç po aludon kryetari në metropolet e shteteve të tjera. Me 1 shtator kur të filloj viti, si do ja bëjë me fëmijët në çerdhe, në shkollë, koha nuk është verë gjithmonë, shi, nuk ke as ku parkon, 2 euro është parkingu poshtë dhe xhepi s’ta mban se rrogat janë të vogla”, thotë një punëtor.

Për këtë vendim, nënkryetari  i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, thotë për Radio Kosovën se kanë pajtueshmëri të plotë me Rektoratin, përderisa për dy mediet që shfrytëzojnë këtë rrugë për qasje në objektin e tyre, do të caktohet një numër i veturave që do të kenë qasje, nga ana e pasme e Bibliotekës.

“Kemi pasur diskutime të shumta me Rektoratin dhe jemi në pajtueshmëri të plotë në mes vete. Do të gjejmë zgjidhje për këtë pjesë, dhe do të ofrojmë një numër parkingjesh në Parkingun Publik të Katedralja, kurse për një numër tjetër qasja do të jetë e mbyllur. Kemi menduar zgjidhjen edhe për qasjen e televizioneve në mënyrë që të qasen nga ana e pasme, andaj do të kemi një diskutim me të gjitha institucionet aty”, tha ai.

Sipas Zogajt, bazuar në matjet e komunës, rreth 200 vetura parkohen në parkun e Bibliotekës Kombëtare, dhe kjo siç tha ai, për administratën lokale të kryeqytetit, është e papranueshme.

Përveç kësaj, komuna do të mbyllë për qarkullim edhe dy rrugë që kanë qasje në sheshin e kryeqytetit: rrugën  “Rexhep Luci” dhe rrugën “Qamil Hoxha”, për të cilat, nënkryetari Zogaj tha se janë informuar edhe banorët e këtyre dy lagjeve./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing