Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama i ndanë çiftit DioGuardi “Çelësin e Qytetit”

Vendi  |  23.08.2023 Ora 8:06   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhënë “Çelësin e Qytetit” ish-kongresistit amerikan, Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ky çmim iu dha çiftit DioGuard në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe kauzën kombëtare në përgjithësi.

 

Në dhënien e “çelësit” ishte i pranishëm edhe çifti DioGuardi, ndërsa kryetari Rama tha se ndjehet i nderuar që ndamë këtë dekoratë për një familje që ka dhënë aq shume për Kosovën.

“Sot zemrat na rrahin si një. Është nderë që nuk shprehet me fjalë të qëndrojmë para jush që betë aq shumë për çështjen shqiptare. Dyert e qytetit gjithmonë janë të hapura për ju ashtu siç ishin zemrat tuaja për ne”, tha Rama.

Ndërsa Joe DioGuardi tha se gjyshërit e tij janë shqiptarë dhe është edukuar të punojë për kauzën shqiptare. “Unë këtu gjejë inspirim te zemrat e juaja dhe po e shoh që edhe vendi juaj paska ecur përpara dhe qenka zhvilluar”, deklaroi ai.

Ndërsa Shirley Cloyes DioGuardi përmendi periudhën e okupimit të Kosovës nga regjimi i Serbisë.

“Kur Sllobodan Millosheviqi u ngrit në detyrë unë isha publiciste dhe e pash se si duhet të punojmë për interes të popullit. Në ketë proces të gjatë, qytetarët tanë kanë qenë të involvuar së bashku dhe u deshën  20 vjet punë që SHBA ta njeh Kosovën si shtet të pavarur. Nga viti 1994 deri 2009, ne kemi ardhur dy herë në vit në Kosovë, dhe Kosova për mua ka qenë shtëpia ime e dytë. Ne kemi punuar shumë dhe tani duhet të punojmë për një komb të fuqishëm”, tha ajo./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing