Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nagavci: Vendimi përfundimtar për librat publikohet brenda dy ditësh

Vendi  |  23.08.2023 Ora 8:24   

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në emisionin “RTK Prime” nuk e ka saktësuar nëse versioni i blerjes së teksteve shkollore nga ana e prindërve dhe më pas rimbursimi i mjeteve përmes aplikimit në platformën “e-Kosova” do të jetë vendim përfundimtar.

Ajo dje ka thënë se vendimi do të bëhet i ditur për publikun në dy ditët e ardhshme.

“Përfundimisht Qeveria do të sigurojë tekstet për fëmijët, duke marrë përsipër të gjitha obligimet financiare sipas ligjit. Jemi duke e shqyrtuar, jemi me gjithçka gati. Vendimin përfundimtar do ta bëjmë publik nesër pasdite apo të enjten në mëngjes”, ka deklaruar Nagavci. “Obligimi ligjor i Ministrisë së Arsimit është t’i sigurojë librat nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë me kërkesën tonë në fund të vitit të kaluar shkollor, shkollat i kanë mbledhur ato në mënyrë që ato të përcillen te gjeneratat e ardhshme”.

Për prindërit të cilët nuk dinë të qasen në platformën shtetërore “e-Kosova” ajo ka thënë se do ta kenë të mundshme qasjen në një linjë telefonike prej së cilës do të mësojnë për mënyrat e përdorimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se opsioni i blerjes së librave nga ana e prindërve e më pas rimbursimi i mjeteve për ta përmes platformës digjitale “e-Kosova” është formë e lehtë dhe që nuk sjellë telashe.

Ajo ka thënë se edhe me këtë variant, Ministria i kryen detyrat me të cilat është e ngarkuar. Mbi këtë bazë, Nagavci ka thënë se nuk e di pse është bërë temë diskutimi kjo metodë.

“Kemi thënë se po e shqyrtojmë mundësinë që të gjithë prindërit të aplikojnë në e-Kosova, në një mënyrë shumë të thjeshtë do të listohen nga regjistri civil emri i prindërve, do të selektohet shkolla dhe do të shënohet numri i xhirollogarisë”, ka thënë Nagavci..

Ajo ka theksuar se lansimi i platformës digjitale për rimbursimin e mjeteve për prindërit synohet të bëhet të enjten./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing