Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gruaja e aktorit McConaughey rrëfen problemet me vjehrrën

Film  |  23.08.2023 Ora 9:34   
Camila Alves kishte raporte “të ndërlikuara” me vjehrrën e saj Mary Kathlene 'Kay' McCabe, kur filloi të dilte me aktorin e famshëm amerikan Matthew McConaughey në vitin 2006. Megjithatë gjërat ndryshuan kur ajo më në fund ngriti zërin për veten e saj.

Modelja 41-vjeçare i cila filloi të dilte me aktorin në vitin 2006 dhe u fejua me të në vitin 2012 - zbuloi se vjehrra e saj, tani 91-vjeçare, nuk ishte shumë mikpritëse kur u takuan për herë të parë dhe madje e thërriste atë me emrat e ish të dashurave të aktorit.

“Ajo i bëri të gjitha këto gjëra kur shkova për herën e parë. Po më testonte me të vërtetë. Më thërriste me të gjithë emrat e ish-të dashurave të Matthewt. Filloi të fliste spanjisht me mua në mënyrë shumë të keqe, duke më përulur”, ka shpjeguar ajo për “Biscuits Jam”.

Megjithatë, Camila e cila ka tre fëmijë me aktorin zbuloi se marrëdhënia e tyre ndryshoi kur i ofroi vjehrrës së saj një biletë falas të klasit të parë për në Stamboll pasi siguroi një punë modelimi në Turqi dhe më në fund ngriti zërin për veten në udhëtim.

“I thash se do të vish me mua. Gjatë gjithë rrugës, i gjithë udhëtimi me avion për në Stamboll, ajo po më tregonte të gjitha historitë dhe po mi fuste në kokë gjërat e saj”, ka treguar tutje modelja.

Camilja ka thënë se më pas ia ka kthyer vjehrrës “me të njëjtën monedhë”.

“Ajo donte vetëm që unë të luftoja”, ka thënë braziliania. “Që nga ajo ditë, atë natë, ne kemi marrëdhënien më të mahnitshme dhe unë kam shumë respekt për të. Ajo ka kaq shumë respekt për mua, saqë ndonjëherë mund të bëhet e vështirë. Ne gjithmonë përfundojmë me të qeshura”.

Ndërkohë, Matthew zbuloi në vitin 2020 se ai ndaloi së foluri me nënën e tij për tetë vjet pasi vazhdimisht i përhapte bisedat e tyre private në shtyp.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing