Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Musliu tregon çka përfshihet tjetër në çmimin e biçikletave të blera nga Komuna e Prishtinës

Vendi  |  25.08.2023 Ora 8:42   

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka folur lidhur me kontratën e Komunës së Prishtinës për blerjen e biçikletave.

Sipas kontratës, komuna ka blerë një biçikletë në vlerë prej 2.744 euro.

Ai ka arsyetuar çmimin duke numëruar disa nga detyrat të cilat përfshihen në kontratë.

“Cost estimation që e kanë punuar konsulentët holandezë është mirë, mirëpo zërat/pozicionet po e bëjnë me u duk kinse çmimi është i shtrenjtë. Se aty hyn biçikleta inteligjente, docking, software, setup, stacioni edhe komplet punimet”, ka thënë ai.

Komuna e Prishtinës ka blerë biçikleta në vlerë prej 500.000 eurove.

“Çmimet njësi të furnizimeve janë paraqitur në ofertën financiare, lista e çmimit e paraqitur nga furnizuesi. Vlera totale indikativë e kontratës për çmim për njësi është 2.744.00 euro”, thuhet në kontratë.

Kontrata “furnizim me biçikleta për kryeqytetin” është nënshkruar nga drejtori i Prokurimit në Komunën e Prishtinës, Visar Shehu më 28.07.2023.

Kompania që do ta furnizojë komunën me biçikleta të cilat do të lëshohen me qira është “LM IT Consulting”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing