Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rreth 33 mijë aplikime për dy ditë për tekste shkollore, nga ekspertët vlerësohet shifër e ulët

Vendi  |  28.08.2023 Ora 8:44   

Vetëm rreth 33 mijë aplikime kanë shkuar në adresë të Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e teksteve shkollore, në dy ditët e para të afatit. Kjo shifër po konsiderohet e ulët nga njohës të çështjeve të arsimit, duke pasur parasysh që kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri në nisjen e procesit mësimor. Sipas tyre, kjo shifër vjen edhe si shkak i mungesës së informacioneve nga prindërit për të aplikuar në platformën “E-Kosova”.

Më pak se 10% e prindërve që kanë fëmijët nxënës të shkollës fillore kanë aplikuar për subvencionim të teksteve shkollore, dy ditë pas hapjes së afatit.

Ndonëse kanë mbetur edhe 4 ditë, para se të nisë procesi mësimor, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, të publikuara mbrëmjen e së shtunës, janë rreth 33 mijë aplikime në platformën “E-Kosova”.

Kjo shifër po vlerësohet e ulët nga njohësit e arsimit, meqë sipas tëdhënave, rreth 300 mijë familje do të duhet t’i pajisin fëmijët e tyre vet me libra./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing