Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në fund të sezonit, dobësohet leku

Të Tjera  |  30.08.2023 Ora 8:09   

Kur është afruar fundi i sezonit turistik, në Shqipëri leku ka pësuar rënie të vlerës në krahasim me valutat tjera. Përderisa shumicën e sezonit 100 lekë shiteshin për një euro, tashmë një euro mund t’i blejë 110 lekë, apo 10 për qind më shumë se vetëm një muaj më parë.

Siç tregon edhe grafikoni historik i konvertuesit të monedhave në “Forbes”, ditët e fundit të gushtit regjistrojnë vlerën më të fortë të euros dhe valutave të tjera kundrejt lekut.

Image

Në mes të qershorit, në një përllogaritje të thjeshtë duke marrë si shembull ndryshimin e vlerës së lekut ndaj euros dhe inflacionin prej rreth pesë për qind, pushimet dolën të ishin rreth 20 për qind më shtrenjtë në krahasim me një vit më herët. Në shifra, pushimet që kushtonin 500 euro një vit më herët, sivjet kushtuan rreth 600 euro.

 

Njëjtë sikur euro, edhe dollari amerikan e valuta të tjera kanë pozicion më të mirë në raport me lekun se muaj më parë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing