Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama për bllokimin e rrugëve: Do t`i shqyrtojë propozimet e mediumeve

Vendi  |  05.09.2023 Ora 7:56   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për takimet me drejtorin e Radio Kosovës, Arsim Halili, rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe drejtoren e grupit Koha, Flaka Surroi pas kërkesave të këtyre të fundit për mos bllokim të rrugës nga Biblioteka Kombëtare.

 

Rama ka thënë se ka dëgjuar propozimet e tyre, të cilët kishin reaguar për mbylljen e kësaj zone për vetura, si pjesa e vetme alternative për kalim të veturave zyrtare të Radio Kosovës dhe punonjësve tjerë medial.

“Dëgjova me vëmendje propozimet e tyre rreth procesit të transformimit të zonës përreth dhe brenda Kampusit Universitar. U pajtuam se transformimi i kësaj zone është i domosdoshëm me qëllim të krijimit të hapsirave të reja për këmbësor, rekreacion e gjelbërim për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rama.

Tutje i pari i Prishtinës ka thënë se janë pajtuar se transformimi i kësaj zone është i domosdoshëm me qëllim të krijimit të hapsirave të reja për këmbësor, rekreacion e gjelbërim për të gjithë qytetarët.

“U zotova se, bashkë me ekipin tim, do të analizojmë propozimet e tyre dhe do të bëjmë një takim të përbashkët për ta prezantuar këtë propozim, i cili do shtyjë përpara procesin e transformimit të Kkyeqytetit dhe qëllim tonë të përbashkët”, ka shkruar Rama.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing