Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fondacioni për Kafshët: Simbolike dënimi për personin që vrau një qen

Vendi  |  05.09.2023 Ora 7:57   

Fondacioni për të drejtat e kafshëve ka shkruar se ky rast e ka dëshmuar edhe një herë “që stafi i shumë subjekteve veterinare të kontraktura ka mungesë të trajnimeve bazike për procedurat KSVL”.

 

Fondacioni për të drejtat e kafshëve ka njoftuar për dënimin e një personi që thuhet se kishte shkaktuar vdekjen e një qeni me pronar nëpërmjet anestetikëve, gjatë aksionit për kapjen e qenve endacakë për kastrim.

Siç ka shkruar Fondacioni në Facebook, i dënuari ishte kontraktor i Komunës së Prishtinës në projektin “Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho”, e u tha se ai është dënuar me 120 euro, e kjo sipas Fondacionit, nuk ishte dënimi i duhur.

“Dënimi është shumë simbolik (120 EUR) dhe në rast se nuk ka për të paguar këtë shumë, aplikohet 6 ditë burgim. Nuk jemi të kënaqur se si Prokuroria dhe Gjykata nuk e kanë marrë parasysh Nenin 343 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që parasheh dënime për dhënien e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme. Përkundër kësaj, Gjykata ka vërtetuar veprimet e të akuzuarit/dënuarit me këtë rast”, thuhet në reagimin në Facebook./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing