Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inspektorati zbulon katër institucione shëndetësore private që vepronin paligjshëm

Vendi  |  05.09.2023 Ora 8:00   

Inspektorati i Shëndetësisë ka ndërmarrë aksione për inspektim të institucioneve shëndetësore, ndërsa ka identifikuar katër institucione shëndetësore private që kryenin veprimtari të paligjshme, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç është njoftuar nga MSH-ja, institucionet shëndetësore private të palicencuara ishin në Prishtinë, Pejë, Ferizaj dhe Fushë-Kosovë.

“Në kuadër të inspektimeve të natyrës specifike ndaj subjekteve për të cilat ka ekzistuar dyshimi i bazuar se ushtrojnë veprimtari të paligjshme, janë identifikuar katër (4) institucione shëndetësore private të cilat kryenin veprimtari të paligjshme, në komuna të ndryshme (Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë), respektivisht ishin të palicencuara. Inspektorati i Shëndetësisë, sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik”, është thënë nga MSH-ja.

Para disa ditëve në Malishevë vdiq një grua 35-vjeçare që kishte shkuar të hiqte një dhëmbë. Ajo ishte trajtuar në një klinikë, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ka vepruar ilegalisht./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing