Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Viti ri shkollor, kaq është numri i nxënësve në Prishtinë - diferenca me vitin e kaluar

Vendi  |  06.09.2023 Ora 8:17   

Pavarësisht numrit të madh të familjeve që kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, numri i nxënësve në shkollat e kryeqytetit nuk paraqet ndonjë dallim të madh krahasur me vitin e kaluar shkollor.

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë në një përgjigje për Telegrafin ka treguar numrin e nxënësve që kanë nisur vitin shkollor 2023/24, nga këto të dhëna kuptohet se diferenca e numrit të nxënësve  me vitin e kaluar shkollor është e vogël.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Arsimit, vitin shkollor 2023/24 në klasën e parë e kanë nisur 3 mijë e 251 nxënës, në klasën e dytë janë 3 mijë e 317 nxënës, në klasën e tretë janë 3 mijë e 326 nxënës, në klasën  e katërt janë 3 mijë e 301 nxënës, në klasën e pestë janë 3 mijë e 279 nxënëns, në klasën e gjashtë janë 3 mijë e 302 nxënës, në klasën e shtatë janë 3 mijë e 177 nxënës, në klasën u tetë janë 3 mijë e 196 nxënës dhe në klasën e nëntë janë 3 mijë e 213 nxënës.

Ndërkaq, në vitin e kaluar shkollor në klasën e parë kanë qenë 2 mijë e 913 nxënës,  në klasën e dytë kanë qenë 3 mijë e 350 nxënës, në klasën e tretë kanë qenë 3 mijë e 293 nxënës, në klasën e katërt kanë qenë 3 mijë e 338 nxënës, në klasën e pestë kanë qenë 3 mijë e 342 nxënës, në klasën e gjashtë kanë qenë 3 mijë e 228 nxënës, në klasën e shtatë kanë qenë 3 mijë e 249,  në klasën e tetë kanë qenë 3 mijë e 291 nxënës, ndërsa në klasën e nëntë kanë qenë 3 mijë e 195 nxënës.

Lidhur me numrin e nxënësve në nivel qendror, Telegrafi ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Viti ri shkollor ka nisur më 1 shtator, ndërkaq këtë vit, MASHT ka vendosur që tekstet shkollore të blihen nga prindërit, ndërsa përmes aplikimit online, prindërit kanë pranuar mjetet për blerjen e teksteve shkollore.

Ky vendim u kundërshtua nga partitë opozitare, ndërsa në shumë librari u panë radhë të gjata të prindërve për të blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing