Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Inteligjenca artificiale efikase në mjekësi

Shëndeti  |  06.09.2023 Ora 8:34   
 

Një studim i ri nga “Masa General Brigham” zbuloi se ChatGPT është gati 72 për qind i saktë në marrjen e vendimeve mjekësore, duke përfshirë identifikimin e diagnozave të mundshme dhe caktimin e terapive.

Disa kritikë argumentojnë se inteligjenca artificiale nuk bazohet në nevojat reale klinike. Mirëpo, profesori i mjekësisë në Universitetin e New Yorkut, Marc Siegel, ka dhënë përkrahjen për inteligjencën artificiale, ka shkruar FoxBussiness.

"Ky studim është nga Journal of Internet Medical Research, dhe ata shikojnë manualin Merck dhe 36 skenarë nga Merck, dhe ata e shikojnë atë nga fillimi deri në fund. Çfarë mund të jetë kjo? Si është puna? Po tani ç'të bëjmë? Cila është diagnoza përfundimtare atje? Sa më e komplikuar të ishte, aq më pak bëri ChatGPT. Është diku midis 60 dhe 72 për qind i saktë”, ka thënë Siegel.

Studimi u krye duke i kërkuar ChatGPT të përcaktonte një diagnozë të mundshme për 36 probleme të ndryshme shëndetësore. ChatGPT në 72 për qind të rasteve dha një diagnozë të saktë mjekësore, duke u bazuar në simptomat që kishte pacienti dhe në të dhënat personale mjekësore të pacientit.

Studiuesit zbuluan se ChatGPT performoi më së miri në diagnostikimin përfundimtar, ku ishte 77 për qind i saktë.

Nga ana tjetër, studiuesit ishin gjithashtu në gjendje të përcaktonin dobësinë më të madhe të ChatGPT – në rastet kur kërkohej të jepeshin diagnoza të ndryshme, duke kuptuar gjitha problemet shëndetësore që mund të tregojnë simptomat e dhënë. Në këtë kategori, chatboti ishte vetëm 60 për qind i saktë. Kur bëhej fjalë për marrjen e vendimeve të menaxhimit klinik, si për shembull, për të kuptuar se me çfarë ilaçesh duhet trajtuar një pacient pas diagnozës së saktë, ishte rreth 68 për qind e saktë.

Siegel përsëri përkrah përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Të themi se jemi në një zonë rurale dhe kam problem me diabet e nuk mund ta gjej ndonjë mjek. Inteligjenca artificiale mund të më ndihmojë për të marrë më shumë informata në marrjen e vendimeve. Pra, e shoh pozitive, por mjekët duhet ta kontrollojnë këtë. Nuk është për të zëvendësuar mjekët”, ka thënë Siegel.

Një gjetje jashtëzakonisht e rëndësishme nga studimi ishte aftësia e chatbotit për ta rritur efikasitetin në kujdesin shëndetësor – një domosdoshmëri për profesionistët mjekësorë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing