Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Birra më e mirë se probiotikët

Shëndeti  |  06.09.2023 Ora 8:35   
 

Rezultatet e studimeve të reja mjekësore që janë bërë në Kinë kanë treguar se birra është e mirë për shëndetin e zorrëve, nëse konsumohet në mënyrë të kontrollueshme.

Ajo ka rezultuar më e mirë se probiotikët. Ky është një zbulim që bie në kundërshtim me bindjen e zakonshme se nga pirja e birrës nuk ka përfitime të vërteta shëndetësore, shkruan Earth.

Rezultatet kanë treguar se bakteret e pranishme në birrë ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe sistemit imunitar.

"Birra është e pasur me shumë aminoacide, vitamina dhe substanca bioaktive që janë të përfshira në rregullimin e shumë funksioneve fiziologjike të njeriut. Kur birra konsumohet në masë të kontrollueshme, fenolët dhe lëndët e tjera ushqyese që ajo përmban fermentohen nga mikrobet që gjenden në shtresën e jashtme mukoze të zorrës. Te joduhanpirësit e shëndetshëm, birra përmirëson në mënyrë akute parametrat e funksionit dhe strukturës arteriale", thuhet në studim.

Për më tepër, studimi nxjerr në pah efektet pozitive të birrës në parandalimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe rregullimin e metabolizmit.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se bakteret e birrës mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe të përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Një eksperiment ka treguar se atletët që pinin birrë kishin më pak rrezik të prekeshin nga sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Sipas studimit birra ka efekte antioksiduese dhe kundër plakjes.

Në studim gjithashtu thuhet se birra e pasur më vitaminë B është e mirë edhe për shëndetin e zemrës, densitetin e eshtrave e redukton rrezikun nga diabeti./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing