Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Volkswageni ul në mënyrë drastike çmimet në Kinë

Auto  |  06.09.2023 Ora 8:51   

Nën presionin e konkurrencës, Volkswageni ka ulur ndjeshëm çmimet e modelit elektrik ID.4 në një fushatë të re promovuese në tregun kinez. Nga 26.700 dollarë, modeli tani mund të blihet për 20 mijë dollarë.

Volkswageni ka ndërmarrje të përbashkët me partnerët kinezë që disa dekada përmes kompanive FAW-VW dhe SAIC-VW. Më saktësisht, bëhet fjalë për aleanca biznesi në rajone të ndryshme, prandaj emrat e modeleve nuk janë të njëjtë. Përderisa njëra kompani me sipërmarrje të përbashkët (FAW-VW) prodhon ID.4 CROZZ dhe ID.6 CROZZ, tjetra (SAIC-VW) shet ID.4 X dhe ID.6 X. Gjithashtu, kohët e fundit, pas të njëjtën strategji, ata lansuan sedanin elektrik ID.Next (SAIC-VW) dhe ID.7 Vizzion (FAW-VW).

Kur Volkswagen lansoi ID.4 në Kinë në janar 2021, vetura elektrike debutoi me një çmim prej 26.700 dollarë. Megjithatë, tregu më i madh në botë i veturave elektrike kohët e fundit është “manipuluar” për të tërhequr klientët, ndaj të cilëve VW nuk ka qenë imun.

Kjo lëvizje vjen pasi VW-SAIC uli ndjeshëm çmimet e modelit elektrik ID.3 në fillim të korrikut. Çmimet për këtë model kanë rënë me 16% në krahasim me origjinalin, dhe Volkswagen EV më i vogël në Kinë tani kushton rreth 17.500 dollarë. Muajin e kaluar, Volkswageni njoftoi se ID.3 kishte “mbledhur” mbi 10 mijë porosi pas çmimeve të reja të reduktuara. Gjithashtu, shitjet e ID.3 u rritën nga 1.819 njësi në qershor në 7.378 në korrik.

Megjithëse këto ulje çmimesh kanë rritur ndjeshëm shitjet e automjeteve elektrike për Volkswagen në Kinë, disa analistë të industrisë po shprehin shqetësim. Frika e tyre buron nga një analizë e kostove të prodhimit të Volkswagenit, e cila tregon se prodhuesi gjerman mund të operojë me humbje me këtë ulje agresive të çmimit. Një situatë e tillë mund të ndikojë potencialisht në fitimet e Volkswagenit dhe partnerëve të tij kinezë.

Nga ana tjetër, çmimet e veturave në Kinë janë më se të ulëta në krahasim me Evropën, pasi për çmimin e një ID.4 në Kinë në Kontinentin e Vjetër nuk mund të përballosh as një Polo./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing