Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arrestohen një burrë e një grua, hapën vrimë në Murin Kinez

Të Tjera  |  06.09.2023 Ora 8:57   
 

Autoritetet kineze i kanë arrestuar dy punëtorë ndërtimi pasi hapën një vrimë në Murin Kinez, në provincën Shanxi.

Mediat lokale shkruan se të arrestuarit janë një burrë 38-vjeçar dhe një grua 55-vjeçare, e ata po dyshohet se hapën një vrimë të madhe për të lehtësuar lëvizjen e ekskavatorit gjatë punimeve aty pranë.

Image

“Pasi ndoqën gjurmët nga vendi i dëmtuar, oficerët gjetën ekskavatorin dhe dy të dyshuarit iu thanë autoriteteve së hapën vrimën në mënyrë që të krijonin një shkurtore nëpër murin antik, për të zvogëluar distancën e ekskavatorit”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

 
Image

Policia lokale shtoi se dëmet në Murin e Madhe janë “pothuajse të pariparueshme”, derisa të arrestuarit janë ndaluar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing