Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

8 frutat që kanë më shumë proteina

Shëndeti  |  07.09.2023 Ora 9:13   

Proteina luan rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe në ndërtimin e muskujve. Mishi dhe produktet e qumështit nuk janë i vetmi burim i proteinave.

Nutricistja Amy Fox ka përpiluar një listë me frutat që kanë përmbajtje të lartë të proteinave, ka shkruar “RealSimple”:

Avokado

 
Image

Një avokado përmban 2.7 gramë proteinë. Njihet gjithashtu se përmban fibra që kontribuojnë mirë në shëndetin e organeve tretëse

Jackfruit

Image

Fruti aziatik, Jackfruit me 2.8 gramë proteinë është frut tropikal që i përngjan disi mishit të pulës dhe atij të derrit në shije. Kjo gjë e bën Jacfrutin të mirë për zëvendësimin e mishit.

Guava

Image

Guava përmban 4.2 gramë proteina dhe 5 gramë sheqer natyral që do të thotë se është mjaft i mirë për ndonjë sallatë ekzotike.

Manaferrat

Image

Manaferrat kanë 2 gramë proteina dhe kanë shumë fibra gjithashtu gjë që i bën t’i bashkëngjiten avokados me veti shumë të mira për organet tretëse.

Kajsia

Image

Kajsia ka 2.2 gramë proteinë, shumë vlera ushqyese, antioksidantë, kalium dhe beta-karroten.

Grejpfruti

Image

Grejpruti me 2.4 gramë proteina hyn në familjen e citroneve që përmbajnë shumë vitaminë C, dhe gjithashtu edhe shumë vlera të tjera ushqyese.

Domatja

Image

Domatja me 1.5 gramë proteinë është gjithashtu frut që përmban shumë vitaminë C dhe vjen në disa variante.

Kivi

Image

Kivi ka 1.9 gramë proteinë. Është frut që stabilizon tretjen dhe ka shumë antioksidantë. Por kivi përmban më shumë sheqer e karbohidrate sesa frutat tjera tropikale./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing