Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna ua shkëput kontratat e punës tri kompanive

Vendi  |  13.09.2023 Ora 8:55   
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se autoriteti që ai udhëheq ua ka shkëputur kontratat e punës tri kompanive, të cilat i ka quajtur të papërgjegjshme.

Sipas tij, këto kompani nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.

Ai s’ka treguar se për cilat kompani bëhet fjalë e as për cilat projekte pune.

“Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolerojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit.

Kompanive të tilla do t'u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing