Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kapitulli në Venecia mban ritmin e vëmendjes te filmi i Kosovës

Vendi  |  13.09.2023 Ora 8:58   
 
Ka pasur një pauzë prej nja dy vjetësh prejse Kosova nuk qe e pranishme në festivalet më të madha të filmit në botë. Sivjet, ani pse jo me ndonjë film që mban krejt vulën e saj, Kosova është përfaqësuar trefish me bashkëprodhime e nëpërmjet aktorëve. Dy prej tre filmave kanë marrë edhe çmime e një gjë e tillë konsiderohet i rast unik i rikthimit të vëmendjes së botës te kinematografia vendore. “Thjesht fokusi që bota e ka kthyer nga Kosova edhe më tutje po qëndron dhe po qëndron fuqishëm. Edhe pse filmi fitues ka qenë kooproduksion minor i Kosovës, tregon se mënyra e përzgjedhjes së projekteve si është bërë deri më tani ka qenë shumë mirë dhe është mirë të vazhdohet kjo në mënyrë që të qëndrojmë aty ku jemi, në qendër të vëmendjes”, ka thënë Zeqiri.

Kinematografia e Kosovës është rikthyer në skenën ndërkombëtare. Është Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia ngjarja që i ka dhënë edhe një herë jehonë kinematografisë së shtetit më të ri në Evropë. Sivjet atje, pos bashkëprodhimeve, Kosova qe e pranishme dhe me aktorë e regjisorë. Ndërsa çmimet e fituara nga dy filma kanë bërë që jehona të rritet.

Regjisori nga Shqipëria, Erenik Beqiri, me filmin “A Short Trip”, ka fituar çmimin e filmit më të mirë të shkurtër “Best Orizzonti Short”. Por ky çmim ia ka hapur edhe një portë filmit ku midis të tjerësh luajnë edhe Luana Bajrami e po ashtu aktori nga Kosova me nam botëror, Arben Bajraktaraj. Me këtë çmim filmin e Beqirit, Festivali i Venecias e çon për nominim në garën e filmit më të shkurtër në “European Film Awards 2023”, që njihet edhe si “Oscari i Evropës”.

Bashkëprodhimi minor i Kosovës me Maqedoninë e Veriut, “Housekeeping for Beginners”, nën regji të Goran Stolevskit me bashkëproducente nga Kosova, Blerta Basholli, u shfaq po në kategorinë “Orizzonti”. Fitoi çmimin “Queer Lion”. Në këtë projekt luajnë aktoret kosovare, Rozafë Çelaj dhe Ilire Vinca.

Në edicionin jubilar, të 80-in me radhë të festivalit më të vjetër të filmit në botë, është dhënë edhe premiera e filmit të Luana Bajramit, “Bota jonë”. Të enjten e javës së kaluar në këtë ngjarje qe prezent edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky projekt kinematografik është financim i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe “Aide au Cinéma du Monde”. Filmi, sikurse ai paraprak i kësaj regjisoreje, shpërfaq telashet e të rinjve.

“Zoé dhe Volta kanë qenë së bashku që nga fëmijëria. Ata largohen nga fshati i tyre i lindjes për të studiuar në qytet. Të sinqertë dhe plot ëndrra, ata miqësohen me një grup të rinjsh rebelë, antisistem dhe të vendosur për ta bërë të njohur”, shkruhet në sinopsisin për filmin “Bota jonë” të Luana Bajramit me producente Valbona Rrahmanin.

Por ky kthim i Kosovës në Venecia ka bërë që industria e filmit ta ketë edhe njëherë fokusin te bashkëprodhimet e artistët kosovarë. Është kthim në një festival të madh – ndër kryesorët në botë – dy vjet pas sukseseve që kishin kinematografët kosovarë në këtë ngjarje, por edhe në Cannes. Më 2021 ishte e pranishme me historinë e jashtëzakonshme të një gruaje 64-vjeçare që interpreton gjuhën e shenjave në filmin “Vera andrron detin”, nën regji të Kaltrina Krasniqit e me skenar të Doruntina Bashës. Ishte po në kategorinë “Orizzonti”. Kishte marrë dy çmime nga platforma që bashkëpunojnë me festivalin. Është ajo që njihet si kinema e zgjatur “Venezia a Napoli. il Cinema Esteso” që ia kishte ndarë Çmimin e regjisë më të mirë për autorët nën moshën 40-vjeçare, Kaltrina Krasniqit. Po ky film kishte marrë edhe “Prize for the inclusion Edipo Re” (Çmimi i gjithëpërfshirjes, Edipo Re) që u jepet figurave globale të filmit që kanë dalluar veten për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj krijimit të filmit. Paraprakisht më 2013 në këtë festival ishte edhe filmi i shkurtër “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj.

Drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, ka thënë se Festivali i Filmit në Venecia duke qenë se është më i vjetri në botë dhe një nga pesë më të rëndësishmit, prania e kinematografisë kosovare atje është rast i jashtëzakonshëm.
“Sivjet kemi qenë prezentë me tre filma. Thjesht fokusi që bota e ka kthyer nga Kosova edhe më tutje po qëndron dhe po qëndron fuqishëm. Edhe pse filmi fitues ka qenë kooproduksion minor i Kosovës, tregon se mënyra e përzgjedhjes së projekteve si është bërë deri më tani ka qenë shumë mirë dhe është mirë të vazhdohet kjo në mënyrë që të qëndrojmë aty ku jemi, në qendër të vëmendjes”, ka thënë Zeqiri.

Sipas saj, e gjithë bota e ka vëmendjen te Festivali i Venecias dhe filmat që marrin pjesë në këtë ngjarje kanë vëmendje shumë të madhe.

“Kësaj here ka qenë e jashtëzakonshme edhe për Shqipërinë pasi ishte filmi i Erenik Beqirit, por të cilin edhe ne kemi dëshirë ta marrim si pjesërisht tonin pasi aty luan rolin kryesor Luana Bajrami dhe aty luan edhe Arben Bajraktaraj”, ka thënë Zeqiri. Sipas saj, shpresat janë që këto suksese t’i sjellin Kosovës edhe më shumë bashkëprodhime filmike. Zeqiri ka thënë se tashmë në festivale ndërkombëtare të filmit kur kinematografët prezantohen se janë nga Kosova vëmendja nuk mungon asnjëherë.
“Tashmë në festival kur prezantohesh që je nga Kosova njerëzit e industrisë po i mbajnë veshët të mprehtë pasi nga ky vend po dalin rrëfime shumë të suksesshme me investime shumë të vogla”, ka thënë Zeqiri.

Të mërkurën e javës së kaluar në festivalin që sivjet e ka pasur edicionin prej 30 gushtit deri me 9 shtator, është dhënë premiera e filmit “House keeping for beginners”. Aktoret nga Kosova, Rozafa Çelaj e Ilire Vinca kanë qenë të pranishme atje. Atmosferën në këtë ngjarje e kanë përshkruar si të mrekullueshme.

“Me pasë premierë në këtë festival sigurisht që ka rëndësi shumë të madhe për mua duke e ditur që Festivali i Venecias është prej më të njohurve”, kishte thënë menjëherë pas premierës aktorja Rozafa Çelaj.

Në filmin nën regji të maqedonasit Goran Stolevskit ajo portretizon një vajzë homoseksuale, e cila jeton në shtëpinë e Ditës (Anamaria Minca), që shndërrohet në një hapësirë të personave të komunitetit “queer”, të cilët nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Në të njëjtin film luan edhe e ëma e Çelajt, aktorja e ligjëruesja universitare e aktrimit, Ilire Vinca. Ajo pas premierës krejt ngjarjen e ka përshkruar si një mrekulli më vete.

“Premiera ka shkuar për mrekulli. Atmosfera ishte fantastike. Filmi ishte shumë i mirë. Kasta e aktorëve të mrekullueshëm. Edicioni i 80-të i këtij festivali prezanton tre filma prodhime e bashkëprodhime të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës së Filmit në Shqipëri”, kishte thënë Vinca.

Kurse regjisori Erenik Beqiri, pasi kishte pranuar çmimin “Best Orizzonti Short” me filmin “A Short Trip”, kishte thënë se Shqipëria ka ende shumë për t’i dhënë botës së kinematografisë.

“Ky çmim do të thotë shumë për mua, për vendin tim - Shqipërinë, kulturën tonë, historitë që i rrëfejmë dhe që kemi nevojë t’i rrëfejmë edhe më shumë. Shpresoj që më shumë njerëz do të inspirohen të tregojnë histori nga ky vend. Dua ta falënderoj jurinë për këtë çmim dhe festivalin që na ka sjellë këtu. Sigurisht që ky film nuk do të mund të realizohej pa kastën e talentuar të aktorëve. Luana dhe Tristan, pa ju filmi nuk do të merrte frymë”, kishte thënë Beqiri.

Kthimi i Kosovës në vëmendje ndërkombëtare sa i përket kinematografisë ka përfshirë edhe personazhet që filmit i kishin dhënë hov para dy vjetësh. Më 2021 regjisorja Luana Bajrami ia kishte dalë që me filmin e parë të metrazhit të gjatë të mbërrinte në atë që njihet si festivali i festivaleve. “Luaneshat e Kodrës” nuk ishte në garën kryesore, por në atë për “Kamerën e Artë”, që ndahet për regjisorët debutues në kuadër të programeve përcjellëse të Festivalit të Cannes.

Atë vit në garën kryesore Kosova bëri histori me filmin e shkurtër “Pa Vend” të Samir Karahodës, që garoi për “Palmën e Artë”. Më 2021 filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit kishte shënuar suksese të pazakonta. Midis të tjerash qe fitues i trefishtë duke marrë çmimet kryesore në Festivalin e Sundances. Kishte arritur deri te lista e ngushtë e filmave që pritej të nominoheshin për “Oscar”.
Rikthimi i vëmendjes te kinematografia e Kosovës, sipas drejtoreshës së Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, e cila tashmë është kthyer nga Venecia, po ndodh në një moment të veçantë.

“Suksesi nëpër festivale do të sjellë edhe suksese ekonomike. Tash me Ligjin e ri të kinematografisë e kemi rabatin dhe do të mund ta promovojmë dhe të sjellim suksese të tjera në Kosovë. Përse jo që në të ardhëm Kosova të mos jetë shtet që prodhim kryesor i ka filmat”, ka thënë ajo, duke aluduar në rimbursimin prej 30 për qind që shteti do t’ua bëjë produksioneve që xhirojnë në Kosovë.

Komentet

Marketing

Tjera në Vendi

Marketing