Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Një pauzë në lidhje mund t’ju ndihmojë të afroheni më shumë se asnjëherë më parë me partnerin

Të Tjera  |  13.09.2023 Ora 9:09   
Mund ta dini se është koha të ndaheni, por thjesht ky vendim është tejet i vështirë. Kështu, ju mendoni thjesht ta bëni një “pauzë” në lidhje
 
Por, a ekziston një gjë e tillë si ‘pauza’ në lidhje apo është thjeshtë shenjë se po ndaheni?

Fillimisht, çfarë nënkupton “pauza” në një lidhje?

Pauza e tillë zakonisht nënkupton se çifti me plot vetëdije ka marrë vendim ta ndryshojë statusin e lidhjes në mënyrë që të krijojë hapësirë për ta rivlerësuar atë.

Pauza mund të ketë kuptim të ndryshim varësisht prej çifteve.

Por, zakonisht kur bëni “pauzë” nuk duhet të filloni lidhje tjera

Ekspertët thonë se nëse gjatë periudhës kur jeni në “pauzë” me partnerin aktual ju filloni ta shihni dikë tjetër, atëherë situata me partnerin aktual vështirësohet dhe ju e keni shumë më të vështirë t’i qartësoni mendimet.

Në pauzë duhet të vendosni rregulla dhe synime

Nëse keni qenë të këqij në komunikim më herët, kjo është periudha më kruciale ku duhet të komunikoni.
Vazhdoni të komunikoni. Nëse keni vendosur për pauzë në lidhje dhe pritni që gjërat do të zgjidhen vetvetiu, ju e keni gabim. Vazhdoni të komunikoni me njëri-tjetrit përgjatë ‘ndarjes së përkohshme’ dhe qartësohuni se përse doni të jeni në lidhje, çfarë lloji të lidhjes dëshironi, etj.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë ta shmangni seksin me çdo kusht

Shumica e çifteve kanë tendenca të afrohen me njëri-tjetrin pas marrjes së vendimit për pauzë në lidhje sepse iu mungon intimiteti seksual, gjë e cila nuk është indikatori më i mirë nëse lidhja do të funksionojë në të ardhmen.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing