Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vendos Qeveria – Të papunët do të punësohen në procesin e regjistrimit të popullsisë

Vendi  |  14.09.2023 Ora 8:19   

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për shtimin e një mase të re në kuadër të masave për Mbështetjen e Punësimit.

Bazuar në propozimin e ministrit Hekuran Murati, personat e papunë do të kenë mundësi të angazhohen si punonjës në procesin e regjistrimit të popullsisë që pritet të nisë këtë vit.

Murati tha se personat e papunë do të kenë përparësi në këtë proces punësimi të përkohshëm.

“Pika e radhës [e rendit të ditës] ka të bëjë me shtimin e një mase të re në kuadër të masave për mbështetjen e punësimit në ofrimin e shërbimeve publike dhe synimi është që përgjatë procesit të regjistrimit, të mundësojmë punësimin e personave të papunë dhe t’i angazhojmë në procesin e regjistrimit”.

“Pra, sado pak, personat që janë të papunë në Republikën e Kosovës të angazhohen qoftë edhe përkohësisht, në mënyrë që të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve publike dhe të angazhohen përkohësisht”./eo/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing