Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lansohet shërbimi financiar digjital “OneFor” – Murati: I bën më të lira, e me të shpejta transferimet dhe pagesat online

Vendi  |  14.09.2023 Ora 8:20   

Të mërkurën është lansuar aplikacioni “OneFor” i cili shërben për kryerjen e shërbimeve financiare përmes telefonit, ku me këtë rast Kosova është bërë destinacioni i radhës që “OneFor” e ka futur në hartën e shteteve krahas atyre të Bashkimit Evropian, për të ofruar aplikacionin më të avancuar për shërbime financiare digjitale, raporton Ekonomia Online.

“OneFor” shërben si një platformë financiare që adreson nevojat e përgjithshme të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për pagesa të menjëhershme dhe transfere të parave në kohë reale dhe ekonomike.

Ministrit i Financave, Hekuran Murati, tha se shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë e me të shpejt transferimet dhe pagesat online.

“Me vjen mirë që jam këtu në lansimin e një aplikacioni të pagesave i cili i shfrytëzon avantazhet e të qenit online. Deri më tani ka pasur raste të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë informative në vendin tonë, mirëpo ka pasur pak raste kur kjo është shfrytëzuar për të avancuar tutje fushat e caktuara. Shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë me të shpejt edhe transferet online por edhe pagesat gjë që edhe për mua si ministër i financave dhe si qeveri është tepër e rëndësishme sepse nënkupton likujditet më të lartë në sistemin financiar por njëkohësisht edhe formalizmin më të lartë”, tha ai.

Ilir Aliu, Drejtor menxhues i OneFor Holding, tha se “OneFor” është kompania më e re në Kosovë dhe se synimi i kompanisë është zgjerimi edhe në vendet e tjera të rajonit edhe më gjerë.

“Jemi kompani e re ne Kosovë por edhe në BE. Ne filluam operacionet tona në 2021 në 13 shtet të BE-së, mirëpo fokusin e kemi në shtet fillimisht gjermanofolse. Në të njëjtën kohe ne jemi prezent edhe më nënte shtete jashtë EU-së. Synimi jonë është që të përfshijmë rajonin në Ballkanin por gjithashtu tutje në nivel të tjera. Jemi për shërbime digjitale financiare. Ne mendoj që Kosova ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme teknologjike dhe ka potencial të jashtëzakonshme të përqafoj zhvillimet e reja në shërbimet digjitale financiare”, tha ai. 

Guvernatorit i Bankës Qendrore të Kosovës,  Ahmet Ismajli, tha se BQK-ja ka marrë veprimet e nevojshme për sa i përket kornizës ligjore për ti licencuar këto institucione

“Një platformë që është licencuar nga BQK-ja. Për BQK sistemi i pagesave efikas e i sigurt mbetet objektivi kryesor. BQK-ja ka marr veprime sa i përket kornizës ligjore për ti licencuar këto institucione financiare jo bankare. Në mendojmë se do të rritet konkurrenca në shërbimet financiare, do të ulet kostoja dhe po ashtu do të mundësohet qasja ne financa”, tha ai. 

OneFor Holding GmbH, me bazë në Düsseldorf, Gjermani, është kompania amë e OneFor Kosovës, misioni i së cilës është që të sjell inovacion dhe shërbime financiare moderne për qytetarët e Kosovës. OneFor është një platformë financiare digjitale që lidh përdoruesit me mënyra të përshtatshme, të thjeshta dhe të sigurta të pagesave. OneFor është aktive në Bashkimin Evropian që nga viti 2021./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing