Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Takohen gjigantët e teknologjisë, arrijnë konsensus për inteligjencën artificale

Teknologji  |  14.09.2023 Ora 9:30   
Pas një takimi mes gjigantëve të teknologjisë, Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Bill Gates, kanë thënë se kanë dalë me “konsensus të madh” për rregullimin e inteligjencës artificiale.

Takimi i së mërkurës me ligjvënësit amerikanë u mbajt me dyer të mbyllura. Takimi u organizua nga udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe përfshinte liderë të teknologjisë, si dhe avokatë të të drejtave civile, shkruan BBC.

Fuqia e inteligjencës artificiale, si për të mirë ashtu edhe për të keq, ka qenë objekt i një interesi të madh për politikanët në mbarë botën.

Në maj, Sam Altman, shefi i OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, dëshmoi para një komiteti të Senatit të SHBA-së, duke përshkruar kurthet e mundshme të teknologjisë së re.

ChatGPT dhe programe të tjera të ngjashme mund të gjenerojnë përgjigje tepër njerëzore për pyetjet, por ato gjithashtu mund të jenë jashtëzakonisht të pasakta.

“Unë mendoj se nëse kjo teknologji shkon keq, ajo mund të shkojë keq ... ne duam të flasim për të. Ne duam të punojmë me qeverinë për të parandaluar që kjo të ndodhë”, pati thënë Altman.

Ekziston frika se teknologjia mund të çojë në pushime masive nga puna dhe mashtrime të ndryshme dhe ta bëjë dezinformimin më bindës.

Kompanitë e AI janë kritikuar gjithashtu për trajnimin e modeleve të tyre mbi të dhënat e shkarkuara nga interneti pa leje ose pa pagesë për krijuesit.

Zuckerberg ka thënë se Kongresi “duhet të angazhohet me inteligjencën artificiale për të mbështetur inovacionin dhe masat mbrojtëse”.

Ai shtoi se standardi vendoset më mirë nga kompanitë amerikane që mund të punojnë me qeverinë për të formuar këto modele për çështje të rëndësishme.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing