Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Buxheti i Prishtinës për 2024, Rama: 20 milionë euro më i lartë se sivjet

Vendi  |  15.09.2023 Ora 7:53   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se buxheti i kryeqytetit i cili është votuar për vitin 2024 është 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar.

 

Rama këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Sipas tij, për vitin 2024 buxheti do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro.

“Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing