Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Panairi në organizim nga ‘Save the Children’, ofron mundësi për punësim

Vendi  |  15.09.2023 Ora 7:56   

Hapet Panairi për të Rinjtë me Nevoja të Veçanta, i cili organizohet nga “Save the Children” në bashkëpunim më Odën Ekonomike të Kosovës dhe Forumin Kosovar për Aftësi të Kufizuara. Organizatorët thonë se panairi ka për qëllim që të rinjve me nevoja të veçanta t’u ofrojë mundësi punësimi në profile të ndryshme.

 

Për herë të parë në Kosovë këtë vit do të organizohet Panairi për të Rinjtë me Nevoja të Veçanta.

Koordinatorja në organizatën “ Save dhe Children”, Lulaverë Behluli, i tha Radio Kosovës së ky panair do të jetë një mundësi e mirë për  personat me nevoja të veçanta, pasi ata do të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me kompanitë e ndryshme, të cilat mund t’iu sigurojnë kontrata pune.

“Është shumë me interes që ky panair t’i zbusë, sado pak, ato barrierat që ekzistojnë në mes punëdhënësve dhe personave me aftësi të kufizuar. Konsiderojmë që ky panair i punësimit do të jetë një mundësi e mirë për të dy palët që të komunikojnë, ta njohin njëri – tjetrin, t’i shohin potencialet e të dy palëve dhe pastaj ne nuk presim që përgjatë kësaj dite të lidhim kontrata pune, po ne presim që këta persona me  punëdhënësit të fillojnë komunikimin dhe të vazhdojnë këtë komunikim”, tha Behluli.

Ajo tha se në këtë panair do të marrin pjesë mbi 30 kompani të profileve të ndryshme. Ofertat do të jenë të përshtatshme për personat me nevoja të veçanta.

 “Rreth tridhjetë kompani deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe vijnë me oferta pune. Ata e dinë që panairi është për persona më aftësi të kufizuar. Të gjithë personat me aftësi të kufizuar të cilët janë të interesuar mund të vijnë në sheshin “ Skënderbeu “,  t’i takojnë punëdhënësit dhe të komunikojnë me ta. Do të ofrohen profile si:  hoteleri, profile që lidhen me marketet, banka, televizione profilet janë nga më të ndryshmet”, deklaroi Behluli.

Personat me nevoja të veçanta vazhdojnë të mbesin një ndër kategoritë më të diskriminuara në Kosovë. Kësaj kategorie po i shkelen të drejtat elementare të garantuara më ligj, për edukim, lëvizje të lirë dhe qasje në institucione publike. Sfiduese për këtë kategori vazhdon të jetë infrastruktura, ku për shkak se nuk ka pjerrina të mjaftueshme dhe ashensor të duhur, një numër i madh i këtyre personave nuk arrijnë të marrin as shërbimet që janë të nevojshme për ta.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing