Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fibulat ilire në pulla postare

Vendi  |  15.09.2023 Ora 7:58   

Filatelia e Postës së Kosovës, nga dje (14.09.2023), lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Fibulat ilire”.

Ndër artefaktet e luajtshme të zbuluara në lokalitete antike arkeologjike në Kosovë, padyshim rëndësi të veçantë kanë edhe fibulat ilire.

“Fibulat bëjnë pjesë në objektet më të përdorura të zbukurimit nga të gjitha fiset ilire. Në disa raste përmes stolive është dëshmuar edhe vet përkatësia ilire. Format dhe varietetet ishin të ndryshme: të thjeshta në formë të harkut apo të cilësuara si krijimtari me evolucion të veçantë siç është fibula e spektaklit të dy spiraleve të ngjitura në mes vete. Forma të tjera që shfaqen në epokën e hershme të hekurit përfshijnë ato me hark, karficat në formë kafshe, karficat në formë gjarpri”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Fibulat bëjnë pjesë në trashëgiminë e vlerave  të veçanta për territorin e Kosovës, të cilat ndër të tjera flasin edhe për diferencimin social dhe ekonomik të individëve apo grupeve të shtresave elitare në kohën e neolitit dhe periudhës së vonë të hekurit, sqarohet tutje në njoftim.

Ndryhse, Filatelia e Postës së Kosovës, përmes pamjeve të katër pullave postare prezanton katër forma të zbukurimeve nga kultura e begatshme ilire./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing