Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Russel Brand akuzohet për përdhunim e sulm seksual

Film  |  18.09.2023 Ora 10:19   
Aktori dhe komediani Russel Brand është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj katër grave.
48-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat në rrjetet sociale, teksa ka insistuar se marrëdhëniet e tij kanë qenë “me pëlqim të ndërsjellë”.

Aktori ka thënë se ka pranuar mesazhe të shumta nga mediumet duke e pyetur nëse ishte i përfshirë në “pretendime për krime serioze”, të cilat i ka përshkruar si “sulme jashtëzakonisht të egra e agresive”.

Katër gra kanë thënë se Brandi i ka sulmuar seksualisht në periudhën mes viteve 2006 dhe 2013, sipas “Sunday Times”.
Deklarimet vijnë pas hetimit të përbashkët që u bë publik nga “Sunday Times”, “The Times” dhe “Channel 4”.

Aktori ka thënë se gjithmonë ka qenë transparent për lidhjet e tij dhe se është “edhe tash”.
“Duke e parë që transparenca ka metastazuar në diçka krejtësisht kriminale, të cilën absolutisht që e mohoj, çon vetëm te një pyetje: A ka agjendë tjetër në lojë”, ka thënë ai.

Një nga gratë që akuzojnë Brandin, ka thënë se ai e ka përdhunuar në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ajo ka thënë se është trajtuar në qendra rehabilitimi.

Një tjetër grua, atëkohë 16-vjeçare, ka thënë se në kohën e dhunimit Brandi ishte 31-vjeçar. Ajo ka thënë se atë kohë aktori i referohej si “fëmijë” gjatë “lidhjes abuzive tremuajshe”.

Një tjetër grua ka thënë se Brandi e ka sulmuar seksualisht kur ishin bashkë në Los Angeles dhe se e ka kërcënuar se do ta ndjekë penalisht nëse flet publikisht.

Gruaja e katërt e ka akuzuar Brandin për sulme të ngjashme seksuale.
Të gjitha kanë zgjedhur të flasin në kushte anonimiteti.

Brand është aktor i famshëm britanik që ka luajtur në disa filma hollivudianë. Aktualisht është i martuar me Laura Gallacherin, me të cilën ka dy fëmijë dhe po presin të tretin.
Brand ka qenë i martuar me këngëtaren Katy Perry për 14 muaj.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing