Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Snoop Dogg pranon se ka frikë nga kuajt

Muzikë  |  18.09.2023 Ora 10:26   
Reperi i famshëm Snoop Doog ka pranuar se ai asnjëherë nuk e ka bërë asnjë videoklip me ndonjë kalë për shkak se tmerrohet nga ta.

Snoop Dogg ka treguar për fobinë e tij në një emision “Double G News” në YouTube, duke folur me mysafiren Tiffany Hadish.
Tiffanny tregoi se ajo kishte dëshirë të rriste kuaj në një fermë që nga fëmijëria. Kjo pastaj e shtyu Snoopin ta tregoi për frikën që ka. “Kam frikë nga kuajt”, tha ai.

Tiffanny u befasua nga deklarimi i reperit dhe e pyeti se si i ndodh kjo, dikujt si ai, që është kaq i madh.
“Sot e kësaj dite ende nuk e di se nga më vjen kjo fobi, vetëm jam jashtëzakonisht i tmerruar nga ta. E kam shumë seriozisht. Asnjëherë askush nuk më ka parë në asnjë skenë me një kalë”, ka thënë Snoop.

Ai ka vazhduar të tregoi se ka bërë filmime me kafshë si iguana, strucë, e disa kafshë të tjera, por asnjëherë me kuaj dhe se nuk e di pse.
Ai ndër të tjera ka thënë se e ka parasysh dashurinë që njerëzit ndjejnë për kuajt dhe shpreson se një ditë dikush do ta njoftojë me ndonjë kalë të vogël.

“Vetëm që të mësohem se si të qëndrojë përreth tij”, tha ai.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing