Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

MKRS dhe KOK prezantojnë procesin përgatitor për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Vendi  |  19.09.2023 Ora 8:30   

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), të hënën kanë prezantuar procesin përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, raporton Ekonomia Online.

Me organizimin e këtyre Lojërave Mesdhetare, u tha se do të ketë përfitime të mëdha për Kosovën, me ç’rast sfidë u përmend mungesa e daljes në det dhe “ofenziva” e Serbisë për ta kundërshtuar këtë vendim.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, tha se për këto Lojëra Olimpike do të flitet me gjenerata të tëra. Tha se organizimi do të jenë në linjë me zhvillimet e fundit.

“Për ne si politikëbërës, vetëm më një fitore të këtij lloji, kështu edhe ne të tjerët mund të jemi në linjë me zhvillimet e fundit. Do të jetë ky organizim, prej të cilave gjeneratë pas gjenerate do të flitet për to. Nëse e marrim zhvillimin tonë të gjithmbarshëm, Lojërat Olimpike për ne janë të njëjtat si Lojërat Olimpike për Francën”, u shpreh Çeku.

Çeku foli edhe për investimet që do të bëhen në infrastrukturë.

“Ka 11 komuna, 10 në Kosovë dhe një në Durrës. Do të ndërtohen salla e disa do të rinovohen, ku pesë janë në ndërtim e sipër, përfshirë stadiumin e Gjilanit dhe atë të Mitrovicës. Investimet infrastrukturore janë të përfshira në të gjitha komunat e Kosovës. Do të hartohet Ligji për Lojërat Sportive Mesdhetare 2030, themelomi i Komitetit Organizativ dhe Hartimi i Masterplanit të LM për 2030”, u shpreh tutje Çeku.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se sfidë për të fituar kandidimin ishte ofensiva e Serbisë dhe mungesa e infrastrukturës sportive në Kosovë. Për këtë të fundit, Krasniqi tha se kanë marrë përkrahje nga Qeveria e Kosovës.

“8 shtatori 2023 ka hyrë në njërën prej datave historike në Sportin e Kosovës dhe Shtetit të Kosovës. Ka një vit që jemi përballur me sfida të ndryshme, për ta përjetuar këtë moment historik. E para ishte dalja në det e cila na penalizoi, pastaj ishte mungesa e infrastrukturës, infrastrukturë që nuk kemi atë që e dëshirojmë, por jemi premtuar shumë nga Qeveria e Kosovës e këto investime të ndodhin. Pengesë tjetër ishte edhe ofensiva e madhe e Serbisë, e cila u mundua ta ndalonte këtë kandidim”, tha Krasniqi.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Liza Gashi, ka deklaruar se me këto Lojëra do të promovohet shtetësia e Kosovës. Tha se Kosova do të shihet si vendi i progresit, ndonëse thotë se këtë e shohin të tjerët.

“Këto lojëra testojnë potencialin e Kosovës dhe do të sjellin sportistë me origjine të ndryshme. Ne do të kemi mundësi ta promovojmë shtetin tonë të Kosovës, sepse shpesh shihet si vend i regresit por ne fakt Kosova është vend i progresit. Permes arritjeve të sportistëve po tregohet qe Kosova është një vend me mundësi të pakufishme. Pjesa e diplomacisë nuk janë vetëm zyrtarët, janë qytetarët dhe sportistët janë atë qe do ta promovojnë shtetin e Kosovës te vendet njohëse e mosnjohëse”, deklaroi Gashi.

E fituesja e shumëfishtë e medaljeve të arta, Majlinda Kelmendi, kërkoi më shumë përkushtim për sportin, për të cilin tha se është ambasadori më i mirë për shtetin e Kosovës.

“Ne të gjithë jemi dëshmitarë që pas luftës, sporti ka qenë ambasadori më i mirë i shtetit të Kosovës. Apeloj që t’i lejmë fjalët dhe t’i përvishemi punës, t’i promovojmë vlerat e tona të cilat si shtet i kemi”, tha Kelmendi./eo

 



Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing