Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Qëndrimi ulur rrit rrezikun për demencë

Shëndeti  |  19.09.2023 Ora 8:48   

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që qëndrojnë ulur për më shumë se 10 orë kanë më shumë rrezik të sëmuren nga demenca.

Studiuesit në Universitetin e Karolinës Jugore dhe Universitetin e Arizonës ekzaminuan të dhënat e 49.841 të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar, ka raportuar “Forbes”. Pjesëmarrësve në studim u janë matur lëvizjet përmes një pajisjeje që u është vendosur në dorë për 24 orë në ditë për 1 javë.

Gjashtë vjet pas vendosjes së pajisjes, 414 prej tyre kishin demencë e 250 prej të cilëve kalonin më shumë se nëntë orë në ditë ulur e 154 më shumë se 10 orë.

Me këtë, ekspertët konkluduan se kalimi i shumë orëve ulur është “në mënyrë të theksuar” i lidhur me shanset më të mëdha për demencë.

Në anën tjetër, përderisa rreziku nga demenca është në rritje çdo ditë kur personi qëndron gjatë ulur, fakti i njëjtë nuk qëndron për ata që rrinë ulur për më pak se 10 orë. Studiuesit kanë thënë se aty nuk është parë ndonjë rrezik i rritur për demencë.

Pauza me aktivitete të ndryshme këshillohet për të gjithë, si për ata që rrinë ulur për më shumë se 10 orë ashtu edhe për ata që rrinë ulur për më pak.

Doktori David Raichlen nga Universiteti i Karolinës Jugore ka thënë se kjo duhet të vlejë për të gjithë e sidomos për ata që kanë punë në zyrë.

“Kjo duhet t'u japë njëfarë sigurie atyre me punë zyre që përfshijnë periudha të zgjatura qëndrimi ulur, për sa kohë që kufizojmë kohën tonë të përgjithshme ditore të kaluar në karrige”, ka thënë Dr. Raichlen.

Ndërsa studimi zbuloi se njerëzit që kaluan periudha të gjata ulur kishin më shumë gjasa të zhvillonin demencë, autorët pranuan se kërkohen më shumë fakte për të përcaktuar përfundimisht nëse kjo sjellje e qëndrimit ulur është shkaku i rritjes së rrezikut.

Studiuesit pranuan se monitorët e duarve nuk ishin në gjendje të përcaktonin saktësisht qëndrimin e një pjesëmarrësi, gjë që do t’u kishte dhënë atyre një ide më të saktë të nivelit të tyre të aktivitetit. Ata rekomanduan që studimet e ardhshme të përdorin një monitor të montuar në kofshë për të mbledhur këto të dhëna.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing