Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“U2” e debutoi këngën e re në Las Vegas

Muzikë  |  19.09.2023 Ora 9:30   
Rok-grupi i njohur botëror, “U2”, e debutoi këngën e re me titull “Atomic City”, gjatë një koncerti befasues në Las Vegas të shtunën mbrëma.

Rokerët irlandezë besohet se ishin duke e xhiruar një videoklip të ri jashtë hotelit “Plaza”, para 250 njerëzve të mbledhur në atë lokacion. Thuhet se vokalisti, Bono, po e interpretonte këngën live por muzika ishte e incizuar.

Kënga “Atomic City” pritet të lansohet pak para koncerteve të bendit në arenën “MSG Sphere” në Las Vegas, që fillojnë më 29 shtator dhe zgjasin deri më 16 dhjetor. Atje, ata do ti performojnë këngët e albumit të vitit 1991, “Achtung Baby”.

Bendi do të duhet ta fillojë këtë turne të titulluar, “U2:UV Achtung Baby Live at Sphere” pa bateristin, Larry Mullen Jr, i cili është duke u rikuperuar ende nga operacioni. Muzikanti holandez, Bram van den Berg, do ta zëvendësojë atë në këto performanca të cilat publiku po i pret me padurim.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing