Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

OpenAI prezanton versionin e ri të DALL-E, softueri që gjeneron imazhe bazuar nga teksti

Teknologji  |  22.09.2023 Ora 8:57   

OpenAI prezantoi versionin e tretë të platformës së saj gjeneruese të artit vizual me Inteligjencë Artificiale DALL-E, që tani lejon përdoruesit të përdorin ChatGPT-n për të krijuar kërkesa dhe përfshin më shumë opsione sigurie.

DALL-E është një softuer që konverton tekstin në imazhe. Por versioni paraprak DALL-E 2 i ka gabuar udhëzimet, shpesh duke injoruar formulimet specifike, transmeton Telegrafi.

Versioni i fundit, thanë studiuesit e OpenAI, e kupton kontekstin shumë më mirë.

Një veçori e re e DALL-E 3 është integrimi me ChatGPT. Duke përdorur ChatGPT-n, dikush nuk do të ketë nevojë të dalë me kërkesë të detajuar për të udhëzuar DALL-E 3; ata thjesht mund t’i kërkojnë ChatGPT-s të mendojë një kërkesë dhe chatboti do të shkruajë një paragraf (DALL-E funksionon më mirë me fjali më të gjata) që DALL-E 3 ta ndjekë.

Përdoruesit e tjerë mund të përdorin ende kërkesat e tyre nëse kanë ide specifike për DALL-E.

ChatGPT është një chatbot me Inteligjencë Artificiale ku përdorues të shumtë mund të komunikojnë me të për çështje të ndryshme dhe të marrin informata me detaje, pa humbur kohë për të bërë kërkime të shumta në një ueb motor kërkimi. Chatboti është po ashtu në pronësi të kompanisë OpenAI, ku shefe e teknologjisë e kësaj kompanie është shqiptarja Mira Murati. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing