Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

I shkëputet kontrata kompanisë që po rinovonte shkollën “Gjergj Fishta”

Vendi  |  27.09.2023 Ora 8:24   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se i ka shkëputur kontratën edhe një operatori ekonomik, pasi është “treguar i papërgjegjshëm”.

 

Kryetari Rama, ka treguar se operatori nuk i është përmbajtur kushteve të kontratës për rinovimin e shkollës “Gjergj Fishta”, duke shtruar dyshemenë me material jo të duhur.

“S'ka tolerime për mospunë! Sot i kemi shkëputur kontratën edhe një operatori ekonomik i cili është treguar i papërgjegjshëm. Ky operator nuk u është përmbajtur kushteve të kontratës. Bëhet fjalë për renovimin e Sh.F.M.U "Gjergj Fishta", në të cilën operatori ekonomik ka punuar me material jo të duhur në shtrimin e dyshemesë. Lusim operatorët ekonomikë që të jenë të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të tregohen profesionistë në punë. Nuk do të tolerojmë asnjë kompani të papërgjegjshme. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më herët këtë muaj Rama kishte njoftuar se iu janë shkëputur kontratat edhe tri kompanive për papërgjegjësi. Tha se ato kishin ngecur në realizim të punimeve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing