Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nënshkruhen marrëveshjet për realizimin e projektit “Solar4Kosovo”

Vendi  |  27.09.2023 Ora 8:24   

Janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit në mes të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe atij të Obiliqit, Xhafer Gashi, për realizimin e projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”.

 

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje në mes palëve nënshkruese është sigurimi i lokacionit për projektin e Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”, në fshatin Shkabaj (Hadë e Re), e cila sipas ekspertëve të fushës është përcaktuar si vend ideal për realizimin e këtij projekti”, thuhet në njoftim.

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Bashkëpunim Ndërkomunal, këto marrëveshje do t'u dërgohen për shqyrtim dhe miratim, Kuvendeve Komunale te Komunave respektive.

Me këtë rast, Rama tha se realizimi i këtij projekti strategjik është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e  Kryeqytetit dhe për Komunën e Obiliqit./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing