Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Për herë të parë në histori të SHBA-së, një president i bashkohet protestës së punëtorëve

Bota  |  27.09.2023 Ora 8:51   

Joe Biden iu bashkua protestave të punëtorëve të automjeteve në Michigan, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë në historinë e SHBA-së që e bënë një gjë të tillë.

“Armiku sot nuk është ndonjë vend i huaj kilometra larg, ai është pikërisht këtu në zonën tonë. Kjo është lakmi e korporatës”, tha presidenti i UAW, Shawn Fain.

Në një deklaratë të martën, GM nuk e kritikoi presidentin që po e mbështet sindikatën.

Biden u tha anëtarëve të UAW-së se ata meritojnë një “rritje të konsiderueshme të rrogës”. Duke iu drejtuar turmës, Biden tha se punëtorët “shpëtuan industrinë e automobilave në vitin 2008 dhe më parë” dhe bënë shumë sakrifica kur “kompanitë ishin në telashe”, sipas CNN.

“Dhe tani po iu shkojnë jashtëzakonisht shumë mirë puna, dhe mund të hamendësoj se edhe ju jeni tepër mirë”, tha ai.

Biden vuri në dukje se ai ka thënë shumë herë se klasa e mesme e ndërtoi Amerikën dhe të martën ai deklaroi se “sindikatat ndërtojnë klasën e mesme – ky është një fakt”.

“Ju e meritoni atë që keni fituar dhe keni fituar shumë më tepër sesa po paguheni tani”, tha ai.

Sindikata UAW njoftoi javën e kaluar se po zgjeronte grevën e saj kundër GM dhe Stellantis në përgjigje të asaj që e quajti “mungesë lëvizjeje” nga të dy kompanitë. Ford, kompania e tretë në Big Three, u kursye kryesisht nga greva falë përparimeve në ofertat e kompanisë. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing