Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama: Projekti ‘Solar4Kosovo’ duhet të na bashkoj, e jo të na ndajë

Vendi  |  28.09.2023 Ora 8:26   

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me projektin “Solar4Kosovo’, për të cilin dje u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Obiliqit.

 

Përmes një deklarate me shkrim i pari i kryeqytetit ka thënë se tash e sa kohë, puna e tij po u pengon ministrave të caktuar të Qeverisë, e të cilët, sipas tij, në vend se të ndihmojnë në zhvillimin e kryeqytetit “bllokojnë projektet e sulmojnë me gjuhën më të ulët”.

E një prej këtyre sulmeve sipas Ramës ndodhi dje, kur kryeqyteti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit, për realizimin e projektit të ngrohjes diellore ‘Solar4Kosovo’.

“Me anë të kësaj marrëveshjeje ne si kryeqytet kemi marrë përgjegjësinë që të kryejmë obligimet financiare që do të dalin nga procesi i shpronësimit të pronave të cekura në marrëveshje, sepse pa këtë shpronësim nga ana e kryeqytetit nuk bëhet projekti. Për këtë marrëveshje, kryeqyteti dhe Komuna e Obiliqit, kanë punuar 18 muaj në mënyrë intensive dhe në këtë proces kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Mjedisit, për ta rregulluar jetën e qytetarëve”, ka theksuar Rama.

Ai më tej ka përmendur edhe organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, e që sipas tij sulmet nuk po ndalen “me tentime për neutralizimin e rolit që ka kryeqyteti si nikoqir në organizimin e kësaj ngjarje historike’.

Rama ka thënë se sipas marrëveshjes, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare i beson qytetit të Prishtinës dhe Komitetit Olimpik, organizimin e lojërave mesdhetare në kryeqytet. E sipas tij, kjo gjuhë e përdorur nga ministra të caktuar të Qeverisë përveç se e dëmton organizimin e këtyre Lojërave, e prish edhe imazhin e Kosovës.

“Këta ministra i mbajtën afër 30 milionë euro buxhet të kryeqytetit në mënyrë të padrejtë deri në muajin korrik 2023; nuk e përfshinë kryeqytetin në përzgjedhje të projekteve të mëdha infrastrukturore siç është Salla e Operas dhe Baletit; vazhdojnë të bllokojnë projektin e Unazës së Kryeqytetit; dhe vazhdimisht refuzojnë kërkesat për bashkëpunim. Prandaj, si kryetar i kryeqytetit do të vazhdoj punën me përkushtim për transformimin e kryeqytetit në frymë bashkëpunuese dhe ju bëj thirrje ministrave përkatës të ndryshojnë qasjen në raport me Prishtinën dhe të angazhohen për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka nënvizuar Rama.

Një ditë më parë, ministri Murati akuzoi Ramën në një postim në Facebook për plasim të gënjeshtrës së radhës pas asaj për Lojërat Mesdhetare, siç tha ai në “tentativën e tij për të marrë merita për punët e të tjerëve”.

“Gënjeshtra më e fundit ka të bëjë me gjoja ‘sigurimin e lokacionit’ nga ana e tij për projektin e Ngrohjes Solare.  Përparim, lokacioni është siguruar qysh në mars të vitit 2022. Shih postimin e Ministrit Aliu asokohe. Si Ministri e Financave e kemi siguruar madje edhe financimin për këtë projekt. Marrëveshjet për financim i kam nënshkruar qysh në dhjetor të vitit 2022, ku pjesa më e madhe, mbi 54 milionë euro, janë grante që kemi siguruar nga Qeveria e Gjermanisë dhe nga BE”, ka shkruar Murati.

Tutje ministri ka porositur të parin e kryeqytetit që në vend se të merr merita për punët që nuk janë të tij, duhet t’u tregojë qytetarëve të Prishtinës se pse ky projekt me vlerë mbi 80 milionë euro është bllokuar që gati një vit në Kuvend, për shkakun se LDK nuk e voton ratifikimin e marrëveshjes me BERZH-in./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing