Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kharkiv do të ndërtojë shkollën e parë nëntokësore në Ukrainë për të mbrojtur fëmijët nga sulmet ruse

Bota  |  03.10.2023 Ora 8:40   

Metropoli lindor i Ukrainës, Kharkiv, do të ndërtojë shkollën e parë plotësisht nëntokësore të vendit për të mbrojtur nxënësit nga sulmet e shpeshta me bomba dhe raketa të Rusisë, ka thënë kryebashkiaku i qytetit.

“Një strehë e tillë do t’u mundësojë mijëra fëmijëve të Kharkivit të vazhdojnë edukimin e tyre të sigurt edhe gjatë kërcënimeve me raketa”, shkroi kryebashkiaku Ihor Terekhov në aplikacionin e mesazheve Telegram, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërsa shumë shkolla në rajonet e vijës së parë janë detyruar të japin mësim online gjatë gjithë luftës, Kharkiv ka organizuar rreth 60 klasa të veçanta nëpër stacionet e tij të metrosë përpara vitit shkollor që filloi më 1 shtator, duke krijuar hapësirë për më shumë se 1000 fëmijë për të mësuar atje.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, kishte më shumë se 1.4 milion banorë para se Rusia të fillonte një agresion në shkallë të gjerë mbi Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Pjesë të qytetit shtrihen më pak se 35 km (20 milje) nga kufiri rus dhe ai ka qenë subjekt i sulmeve pothuajse çdo ditë me raketa ruse që mund të godasin përpara se banorët të arrijnë në strehimore.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa e madhe do të jetë shkolla apo kur do të hapet.

Ndryshe, një civil vdiq dhe disa shtëpi u dëmtuan si rezultat i bombardimeve dhe sulmeve me raketa të Rusisë – orëve të fundit – tha Oleh Sinehubov, guvernatori i rajonit të Kharkiv, qendra administrative e të cilit është qyteti i Kharkiv.

Lufta, fundi i së cilës nuk shihet në horizont, ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë. Ministria e Arsimit e Ukrainës thotë se 363 institucione arsimore janë shkatërruar dhe rreth 3,800 janë dëmtuar në të gjithë vendin. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing