Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Parku i lagjes “Arbëria” përurohet me emrin e ish-kryeministrit të Japonisë

Vendi  |  04.10.2023 Ora 8:25   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, kanë përuruar parkun e lagjes “Arbëria”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka njoftuar se parku ka marrë emrin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

“Nder i madh për Kryeqytetin që bashkë me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, të përurojmë parkun e lagjes ‘Arbëria’ me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se shndërrimi i kësaj hapësire në park sipas arkitekturës japoneze, do t’iu mundësojë qytetarëve që të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit.

Ish-kryeministri japonez Abe ka vdekur në korrik të vitit të kaluar, pasi ishte qëlluar me armë zjarri teksa po mbante një fjalim para qytetarëve në fushatë elektorale.

Sulmuesi i dyshuar ishte një burrë rreth të 40-ave, i cili u arrestua në vendngjarje.

Abe është kryeministri më jetëgjatë në historinë e Japonisë, pasi ka shërbyer gjatë viteve 2006/2007, pastaj përsëri nga 2012/2020, kur dha dorëheqje duke përmendur sëmundjen kronike, kollitjen. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing