Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Një gotë çaj në ditë mund ta mbajë larg diabetin

Shëndeti  |  04.10.2023 Ora 8:31   

Hulumtimet sugjerojnë se çaji është i mirë për shëndetin dhe ulë gjasat për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 për 28 për qind.

Ekspertët besojnë se çaji ka efekte të fuqishme antioksiduese të cilat ndikojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, raporton Daily Mail.

Për të nxjerrë këtë përfundim studiuesit nga Universiteti i Adelaide në Australi dhe Universiteti Juglindor në Kinë shqyrtuan zakonet e përditshme të pirjes së çajit të 1.923 të rriturve nga Kina.

Në këtë studim morën pjesë persona që pinin çaj rregullisht si dhe persona që pinin vetëm një lloj çaji.

Ata u pyetën se sa shpesh pinin çaj. Opsionet e përgjigjeve ishin: kurrë, herë pas here, shpesh dhe çdo ditë. Në përgjigje duhet të përfshiheshin edhe llojet e çajit që pinin si, çaj i gjelbër, ai i zi e lloje të tjera.

Pirja e çajit çdo ditë ishte e lidhur me një rritje të sheqerit në urinë dhe një reduktim të nivelit të sheqerti në gjak, duke sugjeruar shanse më të ulëta të para-diabetit dhe diabetit të tipit 2.

Veshkat e personave që vuajnë nga diabeti absorbojnë më shumë sheqer, duke bërë që ai të mos dalë jashtë përmes urinës dhe duke kontribuar në nivele më të larta të sheqerit në gjak.

Duke paraqitur rezultatet e tyre në Shoqatën Evropiane për Studimin e Diabetit (EASD), në Hamburg të Gjermanisë, studiuesit zbuluan se ata që pinë një gotë çaj në ditë kishin një rrezik 15 për qind më të ulët për paradiabet dhe 28 për qind më pak rrezik për diabetin e tipit 2, krahasuar me ata që nuk pinin kurrë çaj.
“Zbulimet tona tregojnë për efektet mbrojtëse që ka pirja e zakonshme e çajit në administrimin e sheqerit në gjak nëpërmjet rritjes së nivelit të sheqerit në urinë dhe kështu kontrollit më të mirë të sheqerit në gjak”, ka thënë autori kryesor i studimit, profesori Tongzhi Vu i Universitetit të Adelaide.

“Këto dobi ishin më të theksuara tek ata që pinin çdo ditë çaj të zi”, ka thënë ai

Studiuesit theksuan se gjetjet janë preliminare dhe se nuk kanë munduar të provojnë një lidhje shkakore, por se shpresojnë që këtë do ta bëjnë në studimet e mëtejshme. /koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing