Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Gucci”, “Prada” e “Tom Ford” janë vetëm disa nga brendet që dominuan Milanon

Bota  |  04.10.2023 Ora 8:33   

Duke i kërkuar falje Londrës dhe Nju-Jorkut, duket se “the game changers” në industrinë e modës janë brendet që i shfaqen koleksionet e tyre në Milano. Patjetër kjo është një hipotezë e ngritur pa parë ende magjinë e Parisit.

Nga 19 shtatori rrugët e Milanos ishin të mbushura me emrat më të rëndësishëm në botë si disenjatorë, blogerë, aktorë e modele. Si çdoherë fokusi i mediave ishte tek brendet më me zë të momentit, me “Fendin” dhe nisi java e modës. Kim Jones ishte ai që kishte vëmendjen kryesore pasi për të ky ishte koleksioni i parë debutues në markën që dikur drejtohej nga legjenda Karl Lagerfeld. Për kritikët ishte një dilemë që nga disenjatorët e rindërtoi më mirë “Fendin”. Inspirim për Jones ishin gratë që ai i shikon çdoherë nga hoteli në Romë. Veshjet ishin të realizuara me ngjyra të ftohta dhe prerje te drejta e katrore. Një formë e re e çantave ikonike gjithashtu u prezantua për publikun. “Një bravo për Kim Jones”.

Ndryshe nga “Fendi”, ekipi i markës së Roberto Cavallit solli xhunglën në qytetin italian. Një tjetër brend që asnjëherë nuk del jashtë identitetit të tij është “Etro”. Një koleksion tipik pranverë/verë 2024, me plotë ngjyra dhe lule.

Një nga shfaqjet më gjigante të realizuara në Milano ishte ajo nga “Diesel”, gjithsej ishin 7000 të ftuar. Koleksion me dizajne të reja të takeve, sandaleve dhe çizmeve u shfaqën në sfilatë. Një element që duket se do ketë shitje të madhe prej markës është një rrip gjigand i realizuar me shkronjën D.

“Prada” nuk zhgënjen asnjëherë. Për koleksionin e fundit të saj u bënë bashkë Muccia Prada dhe Raf Simons, të cilët sollën një koleksion që do t’i rezistojë kohës edhe për shumë vjet. Personalisht mendoj se ky koleksion ishte njëri nga më të mirët që u shfaq në Milano. Veshjet dominuese ishin:

Veshja 15: një fustan i quajtur “haze”, veshja 43: një kostum me shorce dhe rrip në mes, i stiluar me një shall me lule, veshja 36: një fustan lëkure i stiluar me kristale, rripa dhe gjemba.

“Blumarinë” si një brend i ri ka shumë pëlqim nga gjeneratat e reja dhe faqet e modës në rrjetet sociale. Elementet e arit ishin dominuese në koleksion.

Kurse kur ndalemi tek koleksionet fantastike ishte pa diskutim ai nga “Tom Ford”. Ky koleksion kishte shumë nostalgji nga vitet kur vetë Tom Ford punoi për “Guccin”, debutimi më i qëlluar që Peter Hawkings mund të bënte ndonjëherë për brendin. “10/10” për këtë koleksion dominues.

Një tjetër koleksion debutues në javën e modës në Milano ishte ai nga Sabato de Sarno për brendin “Gucci”. “Ancora” që në shqip do të thotë ende, ishte sllogani për këtë koleksion. “Unë dua që njerëzit të dashurohen përsëri me ‘Guccin’” tha De Sarno. Disenjatori kishte perfeksionuar ngjyrën e kuqe në një nuancë të errët e quajtur si “cherry red”. Risi për publikun është se tani mund ta gjejnë çantën e famshme “Jackie” në çdo ngjyrë dhe madhësi.

Këtë vit nuk mund të mungonte “Versace” në Milano. Brendi u rikthye pas një viti në Milano. Sfilatën e hapi Kendall Jenner në një fustan të bardhë, kurse mbylljen e bëri ikona Claudia Schiffer.

“Ferragamo” është brendi me rikthimin më të fuqishëm në industri, vitin që shkoi dominoi me ngjyrën e kuqe kurse këtë vit brendi befasoi me ngjyrën e gjelbër. Nga kritikët koleksioni u quajt “perfeksion” dhe kjo nuk vihet në dyshim, pasi që nuk ishte asnjë veshje e keqe. Brendi kishte përdorur materialin e lëkurës, duke krijuar komplete lëkure të gjelbra nga ai material, veshje kjo e emërtuar në gjuhën italiane “verde”. Çantat e mëdha dominuan në sfilatë dhe duket se do të jenë trend i ri.

Koleksioni i “Dolce & Gabbana” mund të përshkruhet vetëm me një fjalë “Black”.

“Java e Modës” në Milano përfundoi me dy brende që viteve të fundit janë “trendsetters”, bëhet fjalë për “Bottega Veneta” dhe “The Attico”.

“The Attico” është brend që u krijua në vitin 2016 nga dy vajza milanezë, Gilda Ambrosio dhe Giorgia Tordini, të cilat për herë të parë kishin debutimin e tyre me sfilatë. Sfilata u mbajt në rrugët e Milanos dhe ishte e rrethuar me divane shtëpie. Do të shohim në vazhdim se çka do të sjellë brendi.

Kurse “Bottega Veneta” solli një version të ri të trendit më të pëlqyer viteve të fundit “the old money style” duke i treguar botës një mënyrë tjetër se si të duken “Chik”. Nuk janë vetëm ngjyrat e lehta si bezhë dhe e bardha që e bëjnë pamjen luksoze, atë iluzion e krijojnë edhe ngjyrat si pink, gri, kaltër, verdhë, këtë më së miri e demonstroi “Bottega Veneta” në sfilatën e fundit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing