Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Magjia do të studiohet në universitetin e Anglisë

Bota  |  04.10.2023 Ora 8:34   

Universiteti i Exeterit në Angli do të ofrojë mundësinë për të studiuar mbi magjinë, historikun e saj dhe ndikimi në shoqëri e shkencë.

Programi njëvjeçar i masterit do të nisë në shtatorin e 2024-s, e siç ka raportuar BBC, lëndën do ta ligjërojnë akademikë me ekspertizë në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë e fe.

Universiteti ka bërë të ditur se është i vetmi që synon ta kombinojë studimin e historisë së magjisë me një gamë kaq të gjerë të lëndëve të tjera.

“Një rritje e interesimit së fundmi për magjinë dhe okultizmin brenda dhe jashtë akademisë është në qendër të pyetjeve më urgjente të shoqërisë sonë. Dekolonizmi, eksplorimi i epistemologjive alternative, feminizmi dhe antiracizmi janë në thelb të këtij programi”, ka deklaruar profesori Emily Selove, njëherit iniciues i drejtimit.

Ai ka shtuar se studimi i magjisë do t’i përgatisë studentët për karrierë në mësimdhënie, këshillim, mentorim pune në trashëgimi dhe muze, punë në biblioteka, turizëm, organizata arti dhe në industrinë botuese./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing