Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ukraina do të marrë hua 700 milionë dollarë nga Banka Botërore për mbështetje të bujqësisë

Bota  |  04.10.2023 Ora 8:35   

Ukraina do të marrë hua 700 milionë dollarë (mbi 667 milionë euro), nga Banka Botërore për të mbështetur bujqësinë.

Për të marrë këtë shumë të majme ta parave për mbështetje emergjente për sektorin bujqësor këtë vit dhe vitin e ardhshëm, Ministria e bujqësisë e Ukrainës tha se Kievi ka filluar bisedimet me Bankën Botërore.

Ministria shtoi se ka nevojë për fonde shtesë për fermerët e vegjël dhe prodhuesit bujqësorë dhe ushqimorë, pasi vendi vazhdon të përballet me ndikimin ekonomik nga koha e luftës në Ukrainë.

Produktet bujqësore janë eksportet më të rëndësishme të Ukrainës, dhe në vitin 2021 ato arritën në 27.8  miliardë dollarë (22.6 miliardë euro), raporton Aljazeera.com, transmeton Klankosova.tv.

Kjo nënkupton se përbën 41 përqind të eksporteve të përgjithshme prej 68 miliardë dollarësh (64.8 miliardë euro) të vendit, sipas të dhënave të mbledhura nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing